TIRANE- Studentët e Fakultetit të Shkencave Natyrore kanë vendosur të bojkotojnë mësimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Prej disa ditësh këta studentë protestojnë për gjendjen e mjerueshme në të cilat gjenden laboratorët ku ato kryejnë praktikën mësimore, aq sa jeta e tyre vihet në rrezik.
E nisur fillimisht për gjendjen e kushteve mësimore, kësaj proteste i janë shtuar edhe disa pika më shumë. Studentët tashmë kërkojnë edhe kthimin në punë të profesorit të tyre Sokol Abazi, të cilin e larguan nga detyra pasi deklaroi se në laboratorët e Fakultetit nuk është investuar prej viteve ’70.
Një ditë më parë protesta ka agravuar në ambientet e shkollës, ku pesë prej studentëve kanë përfunduar në komisariatin numër 3, por janë liruar dy orë më pas.
Studentët deklarojnë se do të vazhdojnë protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO