Studentët e pavaksinuar, Ministria e Arsimit fushatë ndërgjegjësimi në universitete: Duhet që secili të bëjë detyrën e tij, mësimi online ishte shumë i vështirë

Studentët e pavaksinuar, Ministria e Arsimit fushatë ndërgjegjësimi në universitete: Duhet që secili të bëjë detyrën e tij, mësimi online ishte shumë i vështirë

Studentët në protestë një ditë më parë

Nuk janë të paktë studentët të cilët kanë refuzuar të kryejnë vaksinë kundër COVID, edhe pse ky është një kush t i vendosur për t'u futur në auditore. Ditën e djeshme, pati jo pak tensione në Universitete teksa kërkuan të futeshin në auditorë edhe ata studentë që nuk ishin vaksinuar apo nuk kishin një test negativ COVID. Për të ndërgjegjësuar studentët, Ministrja e Arsimit, Ecis Kushi ka zhvilluar takime në Universitete. Ajo u ndal sot në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin e Arteve, ku ka përsëritur apelin para studentëve për t’u vaksinuar dhe rëndësinë e këtij procesi për mbarëvajtjen e jetës akademike dhe mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit.

 “Ju jeni të rinj, bëni jetë sociale, hyni në kinema, bare etj. Prandaj, vaksinimi ju duhet. Madje, edhe për udhëtim jashtë vendit, certifikata e vaksinimit është e nevojshme. Shumë suksese të gjithëve në këtë vit akademik”, ka thënë ministrja.

Ndërsa cilëson se viti i kaluar akademik me mësimin online ishte shumë i vështirë, Kushi shprehet se është e rëndësishme që mësimi në auditore të kthehet tashmë në normalitet. 

“Nëse ne jemi të gjithë të ndërgjegjësuar e të vaksinuar, patjetër që ky vit akademik do të shkojë sa më mbarë”, u shpreh ajo.

Ajo tha se çdokush duhet të bëjë detyrën e tij pë rtë fituar betejën me COVID.

 “Dua që të jemi të gjithë bashkë në këtë betejë. Dhe për sa kohë virusin e kemi akoma mes nesh, duhet ta kuptojmë që secili të bëjë detyrën e tij. Kjo është edhe një detyrë qytetare. Nëse secili bën detyrën e tij, të gjithë bashkë jemi më të mbrojtur dhe do të garantojmë një vit të mbarë akademik”, theksoi ministrja.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë