Studentët nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia mblidhen në Tiranë, diskutojnë për sfidat e arsimit! Kërkesë Kushit për hapjen e 4 mensave studentore

Kongresi i parë studentor i organizuar nga Qëndresa Qytetare mblodhi në Tiranë 150 studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ilir Kiçmari, student i vitit të parë në fakultetin shkencave kompjuterike në Prishtinë thotë se financimi për arsimin në Kosovë nuk mungon.  Por sipas tij lë shumë për të dëshiruar cilësia e mësimdhënies dhe punimet shkencore plagjiaturë të akademikëve.

“Së fundmi është zgjedhur këshilli drejtues i universitetit të Prishtinës i cili është organi më i lartë , është zgjedh me një plagjiator dhe asnjëri prej tyre nuk ka një backgraund akademik të shquar akademik. Studentët e universitetit të Prishtinës më shumë e kanë problem cilësinë sesa financimin.”

Ndërsa për Blendi Hodaj, student i Maqedonisë së Veriut jo vetëm cilësia e arsimit, por dhe kushtet e konvikteve të cilat janë në gjendje të mjerueshme janë fakte që dëshmojnë se arsimi atje çalon.

“Arsimi me cilësi shumë të dobët dhe në të njëjtën kohë kemi problematikën e asaj që standardi studentor është shumë I ulët në shtetin tonë. Kolegët tanë student kanë hasur në sëmundje infektive për shkak të kushteve higjeno sanitare në konvikte studentore.”

Për Kiarën, studenten shqiptare, shqetësim kryesor në vendin tonë mbetet mungesa e mbështetjes financiare për studentët dhe mungesën e infrastrukturës në Universitete.

“Mbështetja nga qeveria siç u bë me shtetin fqinj Kosovë me një mbështetje financiare e cila u refuzua, ndërkohë që për universitetet e tjera kam dijeni se një pjesë e tyre nuk kanë kushte laboratori apo praktike që për ne studentët janë shumë të nevojshme.”

Në Kongresin Studentor i cili do të mbahet dy ditë radhazi, do të votohet dhe për nismën e fundit për hapjen e 4 mensave publike në vend.

“Mensa të cilat duhet të vendosen në 4 kampuset universitare, pasi sipas sondazheve e studimeve që ne kemi bërë kostove të larta të studentëve I peshojnë shumë ushqimi, pra gati 50% të kostove të studentit në Tiranë e merr ushqimi.”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaqo: 18/11/2022 19:03

    Mencen e studentit be Tirane Saliu ia dhe cunit te Hajdarit, mbasi i vrau te atin. Kete kerkoni ju studente naive, jo rrezimin e qeverise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI