TIRANË – Një grup studentësh që kundërshtojnë Ligjin e ri të Arsimit të Lartë kanë sulmuar sot me vezë Ministrinë e Arsimit.
Studentët kanë hedhur mbi 20 vezë në drejtim të godinës së ministrisë. Sipas policisë, këtë herë nuk ka asnjë student të shoqëruar.
Dje, 8 studentë u shoqëruan në polici për sulm me vezë ndaj kryeministrit, Edi Rama. Ata u mbajtën disa orë të shoqëruar në komisariat.
Ndërkohë në një reagim të publikuar në Facebook në faqen e lëvizjes "Për Universtietin", thuhet se aksioni i tyre do të vazhdojë deri në "çlirimin e jetës universitare nga kolonizimi i qeverisë dhe i interesave të privatëve". Ata kanë dhe një këshillë për Ramën, duke luajtur me një nga shprehjet e tij në parlament.

(Vezët e hedhura nga studentët në hyrjen e Ministrisë së Arsimit) FOTO
“Konfrontimi i djeshëm me kryeministrin ishte vetëm aksioni i radhës në procesin e gjatë që e kemi nisur prej vitesh dhe do ta vazhdojmë derisa të kemi frymë për çlirimin e jetës universitare nga kolonizimi i qeverisë dhe i interesave të privatëve të fuqishëm. Përmes organizimit në çdo fakultet, ne do të synojmë një masivizim të tillë të rezistencës i cili do të mundësojë bllokimin e jetës universitare publike duke e pamundësuar jetësimin e ligjit të arsimit të lartë. Po ashtu po mendojmë forma rezistence edhe më krijuese dhe të papritura. I japin fjalën kryeministrit se “nuk ka parë gjë akoma”. Studentët e bashkuar kanë për të fituar! Për Universitetin, Për Shoqërinë”, thuhet në komunikatën e lëvizjes “Për Universitetin”.
/Shqiptarja.com