TIRANË - Vitori Cipi është një nga vajzat e cila mori veprimin e guximshëm që në shenjë revolte ndaj indiferencës të qeverisë përballe kërkesave të studentëve, siç vetë ata pretendojnë, të qëllojë me vezë kryeministrin Edi Rama. Kjo ngjarje bëri bujë jo vetëm për hedhjen e vezës në drejtim të shefit të qeverisë, por edhe të dhunës fizike e psikologjike që studentët thonë se Policia ushtroi ndaj tyre pasi i shoqëroi në komisariat e më tej në drejtorinë e Policisë. Tetë prej tyre kaluan orë të tëra në polici ku dhanë sqarime për veprimin e kryer, ndërsa tashmë procedohen penalisht në gjendje të lirë.
Vitori Cipi rrëfen në studion e Report TV se si lindi plani për të protestuar në këtë mënyrë kundër kryeministrit Rama. Studentët e Lëvizjes për Universitetin dhe tre studentë të Prishtinës, u mblodhën në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale, menjëherë pasi mësuan se mëngjesin e së hënës në ambientet e fakultetit do të vinte kryeministri Edi Rama, të cilin së bashku me ministren e Arsimit Lindita Nikolla e kanë shpallur “non grata”. Ligji i ri i arsimit të lartë sipas tyre rrëzon konceptin e publikes, pasi tarifat vjetore që studentët duhet të paguajnë janë të përafërta me ato të shkollave private.
Studentët pritën momentin kur kryeministri Rama doli nga ambientet e auditorit të Fakultetit të Shkencave Sociale pasi një takimi me biznesin e vogël, dhe e qëlluan me vezë kur kreu i qeverisë ndodhej në oborrin e fakultetit dhe i drejtohej makinës së tij.
Por para këtij veprimi ekstrem thotë Vitori Cipi, studentët kërkuan të flisnin me kryeministrin. “Ai na pa në shkallë, ka buzëqeshur, na ka injoruar dhe është larguar. Ti nuk je studente na tha, ndërsa ne ishim ulur në shkallë”, rrëfen Vitori Cipi.
Studentja Cipi shkon edhe më tej kur thotë se ndaj studentëve të shoqëruar është ushtruar dhunë nga uniformat blu. “Bora Memën e kanë qëlluar në shpinë sa është rrëzuar te shkallët e komisariatit numër 2. Brenda komisariatit nuk ka pasur dhunë fizike por psikologjike. “Meritoni të dënoheni, kush jeni ju, si guxoni”, - na thanë policët, ndërkohë që në fakt ne duhet të merreshin në pyetje normalisht”.
Vitori Cipi thotë se do të bëjë një kallëzim penal ndaj policisë, pasi gjatë ditës së djeshme – tregon ajo, efektivët i kanë kontrolluar edhe banesën.
Ajo thotë se akuzohet se nuk i është bindur policisë, një akuzë që sipas studentes nuk qëndron.
Studentët e shumtë që dolën të hënën në mbështetje të shokëve të tyre të shoqëruar në polici, thanë se nuk mund të toleronin faktin që kryeministri prej dy vitesh tashmë nuk i ka dëgjuar kërkesat e tyre, dhe me “indiferentizëm” sipas tyre, vjen të flasë në fakultetit për biznesin dhe jo për kauzën e arsimit publik.
Dy ishin vajzat të cilat në mesin e studentëve ngritën dorën dhe qëlluan me vezë ndaj Ramës, Vitori Cipi dhe Klodi Hoxha...të paktën këto vazja evidentohen në videon që tregon pikërisht momentin kur ndaj kryeministrit qëllohet me vezë.
/Shqiptarja.com

Nga Alba Malltezi - Tradhtia e Dardhës
Si kishin paralajmëruar studentët se do të qëllonin kryeministrin