Këtë të hënë ka nisur viti i ri akademik. Për Report Tv, Gelda një studente që ulet për herë të parë në auditorë tregon se ka zgjedhur degën Kimi Industriale dhe Mjedisore. Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka numrin më të ulët të regjistrimeve, por Gelda ka ndjekur pasionin e saj për kiminë dhe për Report Tv tregon edhe emocionet e ditës së parë. Ajo thotë se kjo degë ka mungesë në treg.
“Gelda. Jam studente e vitet të parë në degën Kimi Industriale dhe Mjedisore. Fazë e parë. Ka qenë ajo çfarë dëshiroja. Jam shumë e emocionuar siç do student i vitet të parë dhe mezi pres të futem në klasë. Unë vi nga Përmeti, qyteti i luleve. Jam plotësisht gati për një vit të fuqishëm akademik dhe pse jo kam zgjedhur shkencat e natyrës se e di që është një universitet që mua më përfaqëson. Kimia ka qenë një ndër lëndët e mia të preferuara. Ka mungesa në këtë fushë. Ka qenë dëshira dhe pasioni im për këtë degë. Jam akomoduar në një shtëpi me qira, çmime jo të lira, por të menaxhueshme”, tha studentja për Report Tv.
Lajmi kryesor: