Ministri Erion Veliaj, publikoi sot një studim kombëtar mbi fëmijët në situatë rruge, të cilat do të përdoren për të ofruar shërbime më të mira për fëmijët dhe familjet në nevojë.
Studimi i kryer në periudhën Maj 2013 - Shkurt 2014, është ndërmarrë në kuadër të reformës së Shërbimeve Sociale nga MMSR, Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, Arsis dhe GFK, mbështetur nga UNICEF dhe Save the Children.
Në fjalën e tij, ministri Veliaj theksoi se pjesë e reformës së shërbimeve sociale është edhe lëvizja me hapa të shpejta për deinstitucionalizimin e sistemit rezidencial të përkujdesit të fëmijëve. Sipas tij, institucionalizimi duhet të jetë alternativa e fundit dhe jo e para dhe se kjo reformë duhet të përkthehet në një sistem të shërbimeve të kujdesit social, të cilat në radhë të parë u shërbejnë atyre që janë në situata të vështira, të përjashtuarve, më të varfërve.
“Sot shërbimet sociale në vend janë ende në formën e qendrave rezidenciale të përkujdesjes. Cila është struktura që ka përgjegjësinë të bëjë trajtimin e rasteve të qarta si rasti i abuzimeve të fëmijëve? Cila strukturë në Bashkinë e Tiranës, minibashkitë e qytetit apo dhe qytete të tjera është përgjegjëse për trajtimin e rasteve të fëmijëve që gjenden sot në rrugë duke lypur? Ne e dimë fare mirë kush e ka përgjegjësinë, por nuk do refuzojmë të marrim përgjegjësitë dhe kompetencat tona për të ndërhyrë. Të njëjtën gjë do bëjmë dhe në Bashkinë e Tiranës dhe cilëndo Bashki që refuzon të marrë kompetencat kur vjen puna tek çështja e fëmijëve të rrugës apo atyre që janë në situatë krize”,- Tha ministri Veliaj
Ai u ka bërë apel qytetarëve që të mos i ndihmojnë me lek fëmijët e rrugës pasi ato shkojnë për tutorët e tyre dhe jo për ata.
“Sipas studimeve, një fëmijë në situatë rruge gjeneron deri në 100 mijë lekë të ardhura në ditë për tutorin e vet. Nëse mendoni se, duke dhënë para kesh, jeni duke ndihmuar fëmijën që ju afrohet tek dritarja e makinës, gaboheni! Në fakt, jeni duke ndihmuar personin që po e abuzon, e përdor ose po e trafikon atë fëmijë- tha Veliaj duke shtuar se: “Nëse doni të ndihmoni këta fëmijë mund ta bëni pranë kishës ose xhamisë tuaj, apo pranë Shërbimit Social Shtetëror, duke dhuruar të mira materiale, ushqime ose veshmbathje, por jo para, të cilat nuk i përfiton ai që lyp, por tutori i cili detyron një fëmijë të lypë”.
Studimi, portretizon profilin e fëmijëve përfshirë shëndetin e tyre fizik dhe mendor, ekspozimin ndaj rrezikut të trafikimit ose shfrytëzimit; rrezikun e hyrjes në konflikt me ligjin; arsimimin e tyre, shkollimin dhe “punën” si dhe shëndetin e tyre. Studimi, përshkruan aksesin që ata kanë në përdorimin e shërbimeve, si dhe perceptimet dhe shpresat e fëmijëve.
Për momentin, ndërhyrjet sistematike për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge janë të kufizuara, dhe ofrohen në mënyrë rastësore, kryesisht nga shoqëria civile. Shërbimet ndaj të cilave kanë patur akses fëmijët në situatë rruge kanë sjellë pak ndryshime në jetën e tyre. Ekzistojnë shumë klishe dhe paragjykime për fëmijët në situatë rruge.
Më poshtë renditen disa rekomandime afat-shkurtra të studimit:
• Të përmirësohen të dhënat për fëmijët në situatë rruge; kjo do të ndihmojë për të kalibruar politikat dhe ndërhyrjet e ardhshme të qeverisë. Veçanërisht, është e nevojshme që Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Drejtësisë, të krijojnë sëbashku një bazë të dhënash për fëmijët në situatë rruge.
• Nevoja për ndërhyrje parandaluese dhe mbrojtëse për të ndihmuar fëmijën si individ dhe familjen e tij. Këto programe duhet të adresojnë format më të rënda të varfërisë, shkatërrimit të familjes dhe përjashtimit social.
• Papunësia te familjet e fëmijëve në situatë rruge duhet të trajtohet nëpërmjet politikave që I drejtohen atyre që kanë mundësi të punojnë por që për arsye të ndryshme nuk punojnë, dhe ndihmë sociale për ato familje që nuk mund të punojnë.
• Përfitimet sociale në fushën e arsimit, kujdesit shëndetësor, ose transferimi i kushtëzuar i parave duhet të rregullohen në mënyrë që fëmijët të mos gjenden në rrugë.
• Shërbimet e veçanta sipas moshës, mund të përqasin dhe mbështesin fëmijët e vegjël dhe të rritur në situatë rruge , duke marrë në konsideratë përvojat dhe lidhjen e tyre me familjen.
• Të identifikohen mënyra për të parandaluar fëmijët nga situata e rrugës.
• Në situate emergjente, procedurat për të ndihmuar fëmijët në rrugë duhet të jenë të shpejta dhe jo-burokratike, përfshirë kujdestarinë administrative. Statusi I punonjësve sociale duhet të forcohet për të mundësuar ndërhyrjet e shpejta.
Në tërësi, studimi jep mesazhin për ndërhyrje, të cilat fuqizojnë rolin dhe përgjegjësinë e familjes ndaj fëmijëve të tyre. Vendosja e fëmijëve në shtëpi apo ambiente birësimi, duhet të konsiderohet si mundësia e fundit për zgjidhje të problemit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com