Studim/Të flesh pak të
ndryshon edhe ADN-në

Studim/Të flesh pak të<br />ndryshon edhe ADN-në
Të privosh organizmin nga orët e duhura për të pushuar zvogëlon aktivitetin e geneve kyçe. Gjatë kohës së gjumit ne pësojmë ndryshime të thella, deri edhe në ADN.

Ndërsa ndenja zgjuar për një kohë të gjatë, modifikon aktivitetein e mjaft geneve kyç të funksionit imun, proceset inflamatore dhe për përgjigjen ndaj stresit. Kjo është demonstruar nga hulumtimet në Universitetin e Surrey, botuar në revistën PNAS.

Mungesa e gjumit është e lidhur edhe me obezitetin, sëmundjet kardiovaskulare, por mekanizmat molekulare që shtrihen tek këto efekte dhe të tjera të dëmshme të gjumit mbeten të panjohur.

Studimi
- Janë studiuar 26 vullnetarë të cilët kishin për të fjetur ose më pak se gjashtë orë, ose dhjetë orë një natë, për një javë të tërë. Pas kësaj periudhe fillestare, pjesëmarrësit iu nënshtruan një privimi gjumë prej 40 orësh gjatë së cilës ata i janë nënshtruar testeve të gjakut.
Analiza e materialit gjenetik të pranishëm në gjak (ARN, në të cilën është lexuar informacioni që gjinden në gjene) zbuloi efektin e privimit të gjumit në aktivitetin e 711 gjeneve.

Për më tepër, mungesa e gjumit ka reduktuar nga 1.855 në 1.481 numrin e gjeneve aktiviteti i të cilëve gjatë ditës nq maja dhe gjendje ndenjur. Numri i gjeneve të prekura nga privimi nga gjumi është shtatë herë më i lartë pas javës në të cilën subjektet kishin fjetur më pak se gjashtë orë në natë, se sa kur ata kishin qenë në gjendje për të fjetur deri në 10 orë.

Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti, në Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi