Studim/Truri ruan kujtimet e bukura
dhe të këqija në vende të ndara
Ekzistojnë hapësira të ndara mirë mes kujtimve të të bukura dhe atyre të këqija. Truri i konservon në rafte të ndryshme. Në fakt bëhet fjalë për dy lloji neuronesh, gjenetikisht të programuara për të kodifikuar dhe konservuar vetëm kujtimet e këndshme ose vetëm ato të pakëndshme.
Ekzistojnë hapësira të ndara mirë mes kujtimve të të bukura dhe atyre të këqija. Truri i konservon në rafte të ndryshme. Në fakt bëhet fjalë për dy lloji neuronesh, gjenetikisht të programuara për të kodifikuar dhe konservuar vetëm kujtimet e këndshme ose vetëm ato të pakëndshme.
Nëse njëra mbizotëron ndaj tjetërs, atëherë krijohen zhbalancime që mund të shkaktojnë turbullira në humor, si depresioni. Ky zbulim u bë nga shkencëtarët e drejtuar nga Joshua Kim, i Institutit të Teknologjisë së Masaçusets (MIT) dhe studimi është publikuar në revistën Nature Neuroscience.
Në këtë studim shkencëtarët janë përpjekur të shkojnë edhe më larg dhe janë përpjekur të identifikojnë diferencat gjenetike mes neuroneve reaktive të frikës dhe ato të ndjeshme ndaj shpërblimit. Në këtë mënyrë kanë individualizuar një gjen në qelizat e amigdalas (zona e trurit që menaxhon emocionet dhe në veçanti frikën) që kodifikon vetëm kujtimet e bukura.
Ky gjen quhet “ppp1r1b”, që njihej më parë në aktivitetin e tij për të sinjalizuar dopaminën, substancë që mundëson komunikimin mes qelizave nervore që mundësojnë ndjenjën e kënaqësisë dhe një tjetër që shënon vetëm ato negative, “rspo2”, që deri tani ishte i panjohur.
Për më tepër që të dyja grupet e neuroneve mund të pengojnë njëra tjetrën, kur studiuesit stimuluan neuronet e shpërblimit aktiviteti i atyre të frikës u ndërprye, si dhe e kundërta. Për studiuesit kjo tregon se truri përpiqet t’i mbajë vazhdimisht në ekuilibër.
“Është një lëkundje e vazhdueshme mes emocioneve pozitive dhe negative, ndoshta ankthi dhe depresioni janë rezultati i një mosbalancimi mes këtyre dy grupeve të neuroneve”, hipotizon Kim/ ATSH
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
25.8%
-
Njësoj
15.1%
-
Më keq
59.1%
Vota total: 4013
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Carlo Bollino: Mbyllja e “Gazetës Shqiptare”, pak hipokrizi, por shumë histori e vlera ikin me të
1 Gusht, 20:01
-
'Shuhet' dashuria! Divorci i çiftit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pranë dorëzimit në gjykatë
1 Gusht, 19:59
-
INVESTIGIMI / Televizioni i Berishës ''Syri'', si punon ende me llogari bankare të bllokuara për evazion tatimor? Prokuroria heton mbi lekët cash që përdoren edhe për të paguar rrogat
1 Gusht, 19:51
-
Paris 2024/ Zhgënjen numri një në botë, një kineze mund Suiatek në tenis
1 Gusht, 19:34
-
Stresi/ Ndikimi i tij tek truri i njeriut! Mënyrat më të mira si ta mposhtni atë
1 Gusht, 19:22
-
Ish-Presidenti Trump ngjall reagime me komentet për identitetin e Nënpresidentes Harris
1 Gusht, 19:17
-
Greqi/ Familja shqiptare përfshihet në aksident automobilistik, humb jetën gruaja! Bashkëshorti dhe vajza në spital
1 Gusht, 18:45
-
Paris 2024/ Boksierja italiane dorëzohet pas 46 sekondash, përballë kishte një 'mashkull biologjik', reagon Meloni: E padrejtë
1 Gusht, 18:41
-
VIDEO/ Chelsea fiton 3-0 në miqësore, Armando Broja luan 27 minuta
1 Gusht, 18:32
-
Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit
1 Gusht, 18:21
-
Zbërthimi i rrjetit kriminal të vëllezërve Çopja, Europol: Goditet grupi famëkeq shqiptar! Gjatë ditës së aksionit 3 ekspertë u vendosën në Tiranë
1 Gusht, 18:19
-
Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj
1 Gusht, 18:00