Studimi amerikan, Remdesiviri efekt të qartë pozitiv në trajtimin e COVID-19 (VIDEO)

Remdesiviri, një ilaç eksperimental antiviral, ka rezultuar i efektshëm në trajtimin e pacientëve me COVID-19. Lajmi u bë i ditur nga kreu i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive në SHBA, doktor Anthony Fauci, i cili tha se "Remdesiviri ka një efekt të qartë e të rëndësishëm pozitiv në zvogëlimin e kohës për t'u shëruar" dhe se "Ai është një ilaç mund të bllokojë këtë virus”.

Më 21 shkurt në Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive nisën provat klinike mbi efektin e këtij ilaçi dhe disa pacientët u trajtuan me Remdesivir. Rezultatet nxorrë në pah se koha e shërimit të tyre u shkurtua me katër ditë, krahasuar me kohën e pacientëve të tjerë të pa trajtuar me këtë ilaç eksperimental.

Në testet e kryera tek kafshët kundër SARS-it dhe MERS-it, sëmundje të shkaktuara nga koronaviruse të ngjashme me Covid-19, Remdesiviri ka ndihmuar në parandalimin e infeksionit dhe uljen e ashpërsisë së simptomave. Por ilaçi nuk është miratuar për përdorim të mundshëm nga asnjë vend në botë. Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të japë sot autorizimin për përdorimin urgjent të tij për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë