Studimi, antibiotikët në 50 %
të rasteve na i japin kot

Studimi, antibiotikët në 50 % <br />të rasteve na i japin kot
Përdorimi i tepruar i antibiotikëve, nuk është më vetëm një mënyrë të thëni, por e vërtetuar edhe nga studime të mirëfillta shkencore. Gjatë ditës së djeshme në konferencën për infeksionet spitalore dhe rezistencën ndaj antiobiotikëve kanë dalë shifra me të vërtetë tronditëse. Silva Bino, specialiste e Shëndetit Publik, ka deklaruar se gjatë një studimi të bërë në vitin 2012, ka rezultuar se 50 për qind e antibiotikëve që ne përdorim, i kemi konsumuar kot. Po sipas saj 30 për qind e plagëve operatore janë të infektuara dhe 20 për qind e tyre janë rezistent ndaj stafilokoku i artë meticilinë, që mikrob mjaft i rrezikshëm për shëndetin e të sëmurëve. "Shkak i këtij keqpërdorimi të antibiotikëve është: përzgjedhja jo e duhur ngta ana e mjekut; antibiotiku nuk jepet në dozën e duhur; jo në kohën e duhur dhe jo në kohëzgjatjen e duhur", - na shpjegon mjekja e njohur Silva Bino.

Studimi
Një studim tjetër i realizuar nga Damiana Osmalli, mjeke mikrobiologe në ISHP, Age Hodaj, mjeke mikrobiologe te spitali Ushtarak dhe Albana Meçuli, teknike laboratori te Klinika Ortodokse e Ungjillizimit, ka treguar edhe antibiotikët ndaj të cilëve jemi më shumë rzistentë, si për pacientët që trajtohen në shtëpi ashtu edhe ata që po kurohen tashmë në spital. Studimi "Një krahasim i rezistencës antimikrobike të stafilokokut të artë meticilinë rezistent spitalor dhe atij komunitar", zbulon se thuajse 61 për qind të të sëmurëve të shtruar në spital janë rezistentë ndaj kurës që marrin, që do të thotë më pak efekte dhe më shumë ditë qëndrimi në spital, kundrejt rreth 42 për qind të të sëmurëve që trajtohen në kushte shtëpie. Sipas specialistëve që kanë bërë këtë studim, stafilokoku i artë meticilinë rezistent (MRSA) është një mikroorganizë multirezistent. Në varësi të shtameve të MRSA ndryshon edhe modeli i rezistencës. Ndërsa shtamet spitalore janë rezistentë ndaj shumicës së antibiotikëve, shtamet komunitare janë të ndjeshëm ndaj shumicës së antibiotikëve që përdoren tradicionalisht. Ata shpjegojnë se ky studim ka si qëllim të evidentojë ndryshimet që ekzistojnë në rezistencën antimikrobike midis shtameve spitalore të MRSA dhe atyre komunitare. "U analizuan një numër prej 736 mostra të ndryshme klinike tek pacientet e hospitalizuar dhe ata ambulatore, nga të cilët u izoluan 155 shtame MRSA. Tek 65 shtame MRSA,23 spitalore dhe 42 komunitare u kryen provat për përcaktimin e rezistencës antimikrobike", - thonë ata në studim. Më tej specialistët shpjegojnë se rezistenca ndaj meticilinës u përcaktua sipas CLSI me metodën e disk difozionit në agar me cefoksitinë, oksacilinë dhe me metodën e gradientit të koncentrimit E-test. Përcaktimi i rezistences antimikrobike u krye sipas metodës së disk-difuzionit në terrenin Mueler-Hinton dhe prevalenca e rezistencës induktive ndaj klindamicinës me metodën D-test. "Rezultatet e përftuara ishin: të gjitha shtamet ishin të ndjeshëm ndaj oksacilinës dhe meticilinës të konfirmuara edhe me E test. Për shtamet spitalore prevalenca e rezistencës induktive të klindamicinës iMLSB ishte 13.04%, rezistenca konstitutive cMLSB 4.37%, rezistenca fenotipike MS 30.43%. Për shtamet komunitare prevalenca e rezistencës induktive të klindamicinës iMLSB ishte 21.42%, rezistenca konstitutive cMLSB 4.37% dhe rezistenca fenotipike MS 23.80%", - thuhet në këtë studim. Rezistenca ndaj antibiotikeve të provuar për të dy kategoritë jepet në tabelën që shoqëron këtë shkrim.

Konkluzione
Specialistët që kanë bërë këtë studim kanë dalë edhe në konkluzione për rezistencën ndaj antibiotikëve. Sipas tyre, nga provat e kryera për përcaktimin e rezistencës antimikrobiketë shtameve spitalore të MRSA dhe atyre komunitare u konstatua një ndryshim mjaft i dukshëm në rezistencën që ata shfaqin ndaj klasave të ndryshme të antibiotikëve. Ndërsa shatamet spitalore rezistencë mjaft të lartë, shtamet komunitare janë të ndjeshëm ndaj shumicës së antimikrobikëve. "Diferenca në modelin e tyre të rezistencës është kaq evidente sa i bën ata të duken si dy nënspecie të ndryshme të stafilokokut të artë. Rezultatet tona konfirmojnë që rezistenca e këtyre shtameve duhet të jetë në monitorim të vazhdueshëm në mënyrë që të përcaktohen mundësitë më të mira për një terapi racionale", - rekomandojnë ata në fund të studimit.

Shkrimi u botua në suplementin SHENDETI të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista e garave Formula 1 në Elbasan/ Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista e garave Formula 1 në Elbasan/ Rama rendit projektet për mandatin e katërt