Një grup shkencëtarësh amerikan beson se një nga arsyet kryesore të gjumit, është pastrimi i mbetjeve të toksinave. Studimi i tyre tregoi se qelizat e trurit tkurren gjatë gjumit duke krijuar hapwsira bosh ndërmjet neuronëve në mënyrë që të lejojë fluidet të pastrojnë trurin.

Shkencëtarët shtuan se nëse trurit nuk i jepet mundësia të pastrojë këto mbetje toksike të proteinës, njeriu mund të vuajë nga probleme mendore.

Zbulimi i tyre u ndërtua në atë të vitit të kaluar për gypat e pastrimit të trurit , e njohur si sistemi glimpatik. Këto gypa nxjerrin jashtë toksinat në tru.

Sipas dr. Nedergaard, ky ishte një funskion jetësor për mbijetesë, por nuk është i mundur gjatë kohës që truri është zgjuar. Ajo shtoi se domethënia e vërtetë e këtij zbulimi do të njihej tamam vetëm pas studimit mbi njerëzit.

Kërkuesit mendojnë se shumë nga sëmudjet si ajo e Alzaimer-it apo Parkinsoni, të cilat çojnë në humbjen e qelizave të trurit, karakterizohen nga grumbullimi i mbetjeve të proteinave në tru.
 
Redaksia online
(ed/ac/shqiptarja.com)