Studimi i ISHP-së/ Ja nga se
shkaktohen sëmundjet në Shqipëri

Studimi i ISHP-së/ Ja nga se<br />shkaktohen sëmundjet në Shqipëri
Në përputhje me tranzicionin epidemiologjik në Shqipëri, ekziston një nevojë e qartë për të trajtuar faktorët kryesorë të rrezikut të lidhur me sëmundjet jo të transmetueshme (SJT).

Përveç faktorëve biologjikë dhe konstitucionalë (të tillë si mosha, gjinia dhe faktorët gjenetikë), pjesa më e madhe e sëmundjeve shkaktohen nga faktorë të rrezikut të lidhur me sjelljen/stilin e jetesës përfshirë duhanpirjen, përdorimin e tepruar dhe të dëmshëm të alkoolit, inaktivitetin fizik dhe zakonet jo të shëndetshme dietetike (të karakterizuar nga marrja e lartë e yndyrnave në përgjithësi dhe yndyrnave të ngopura në veçanti, konsumi i lartë i sheqerit, ose marrja e ulët e frutave dhe perimeve të freskëta).

Këta faktorë rreziku të lidhur me sjelljet janë të përbashkët për disa SJT, veçanërisht për sëmundjet kardiovaskulare (SKV), kancerin dhe diabetin.

Duhanpirja
Ka të dhëna të mjaftueshme që lidhin duhanpirjen me disa sëmundjet jo të transmetueshme përfshirë sëmundjet kardivaskulare, disa lloje kanceresh dhe sëmundje të tjera. Në fakt, duhanpirja konsiderohet si shkaku i vetëm më i parandalueshëm i shëndetit jo të mirë (OBSH, 2011). Sipas studimit të barrës globale të sëmundjeve 2010 (GBD), niveli i vdekshmërisë bruto (NVB) të përgjithshme që i atribuohet duhanpirjes, ka pësuar rritje të konsiderueshme në Shqipëri gjatë dy dekadave të shkuara (nga rreth 89 në 154 vdekje për 100,000 banorë në vitin 1990 dhe 2010).

U vërejt një tendencë lineare në rritje të qëndrueshme gjatë periudhës së tranzicionit. Përveç kësaj, vdekshmëria proporcionale që i atribuohet duhanpirjes u rrit nga rreth 18% në vitin 1990 në 22% në vitin 2010.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), prevalenca e duhanpirësve ditorë tek individët e moshës 15 vjeç e lart në Shqipëri ishte 39% në vitin 2012 (OBSH, Health for All database, 2014). Po e njëjta shifër u raportua edhe për vitin 2000, duke evidentuar një prevalencë të stabilizuar të duhanpirjes tek adultët në Shqipëri.

Gjithsesi, këto vlerësime, që supozohet të jenë gjeneruar nga studime të bazuara në popullatë, përmbajnë mospërputhje të rëndësishme, duke qenë se prevalenca e duhanpirjes ditore në Shqipëri në vitin 2002 u raportua 24.7%. Nga ana tjetër, profili i SJTve në vend i publikuar nga OBSH-ja, raportoi që prevalenca e duhanpirjes ditore në Shqipëri në vitin 2008 ishte 19.6% (37.7% te meshkujt dhe 2.5% te femrat) (OBSH, NCD country profiles, 2011). Një raport i kohëve të fundit lidhur me Statistikat Shëndetësore Botërore, raportoi një prevalencë të duhanpirjes prej 48% në meshkujt dhe 5% në femrat e moshës 15 vjeç e lart në vitin 2011
 
Konsumi i alkoolit
 
Konsumi i dëmshëm i alkoolit përfshin jo vetëm marrjen e sasive të tepërta të alkoolit, por edhe konsumin e tij sipas një modeli të dëmshëm që zakonisht njihet me termin “konsum i vrullshëm” (“binge drinking” që konsiston në marrjen e sasive jodomosdoshmërisht të mëdha të alkoolit, por në një kohë shumë të shkurtër, një model që është karakteristik për republikat e ish-Bashkimit Sovjetik si p.sh. Rusia). Konsumi i dëmshëm i alkoolit është një faktor i mirëpërcaktuar rreziku për sëmundje koronare të zemrës (SKZ) dhe disa lloje kanceri, veçanërisht për kancerin e pankreasit dhe mëlçisë.

Niveli i vdekshmërisë bruto totale që i atribuohet alkoolit ka pësuar rritje të konsiderueshme në Shqipëri (rreth 2.5 herë nga viti 1990 në 2010). Vdekshmëria proporcionale për shkak të konsumit të alkoolit gjithashtu ka pësuar rritje nga 2.6% (në vitin 1990) në 4.5% (në vitin 2010).Në mënyrë të ngjashme, barra e sëmundjeve nga konsumi i alkoolit në Shqipëri pësoi një rritje prej 2.2 herë gjatë dy dekadave të shkuara, një rritje kjo më e madhe te meshkujt (2.5 herë) sesa te femrat (1.7 herë).

Vdekshmëria proporcionale që i atribuohet konsumit të alkoolit u rrit nga 1.5% (në vitin 1990) në 3.5% (në vitin 2010). Te femrat kjo rritje ishte vetëm 0.9%, ndërsa te meshkujt arriti deri në 2.8%.Në kontrast me këtë, niveli i vdekshmërisë nga cirroza e mëlçisë që i atribuohet alkoolit, në Shqipëri u rrit nga 1.8 në 3.3 (për 100,000) në vitin 1990 dhe 2010. Në vitin 2010, vdekshmëria porpocionale nga cirroza e mëlçicë për shkak të alkoolit ishte më shumë se 55%.

Barra e cirrozës së mëlçisë u rrit nga rreth 44 në 78 DALY (për 100,000) në vitin 1990 dhe 2010, me një rritje proporcionale nga 41% (në vitin 1990) në 59% (në vitin 2010). Bazuar në efekte të tjera negative shëndetësore, por edhe në rritjen e rrezikut të cirrozës së mëlçisë, kancerit primar të qelizave të mëlçisë dhe kancerit të pankreasit, rekomandohet që lufta kundër konsumit të dëmshëm të alkoolit të përfshihet në programin e ardhshëm gjithëpërfshirës, të rritjes së ndërgjegjësimit të publikut rreth SJT-ve dhe faktorëve të parandalueshëm të rrezikut në Shqipëri.
 

Këshillat dhe studimet
 
Lëngu i qershisë
Lëngu i qershisë mund të ndikojë tek personat që vuajnë nga dhimbjet e zemrës. Sipas një studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëngu i qershisë mund të ndikojë tek tensioni i ulët dhe i lartë, për pasojë edhe tek sëmundjet e tjera që mund të vuajnë të moshuarit
 
Frutat
Nëse konsumoni 500 gramë fruta në ditë, atëherë mund të pastroni
stomakun nga mbetjet e patretshme. Një studim në SHBA ka zbuluar se lëndu që përmbajën frutat ndikon tek stomaku duke larguar përbërjet e ngurta që nuk treten dot
 
Uji
Përveç nevojës që kanë njerëzit në këto ditë të nxxehta për ujë, sipas një studimi të fundit ai ndikon dhe në përmisimin e shkimit. Uji është në gjëndje që të ndikojë tek personat të cilat kanë prombleme për të parë nga afër, duke përmisuar syrin me 0.01.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane