Studimi i “Open Data”, sa e kanë
pagën zyrtarët e lartë për 2014-n
Pagat për zyrtarët e lartë shtetërorë ndahen në 6 nivele. Një studim i fundit për pagat e zyrtarëve për 2014, nxjerr si të parën në listë pagesën mujore të Presidentit me 257 mijë lekë. Kjo pagë është referenca bazë për pagat e zyrtarëve të tjerë.
TIRANE- Shqiptarët mbeten gjithmonë kuriozë për të ditur pagën e tjetrit, por kureshtjen më të madhe e kanë për të ditur se, sa para marrin zyrtarët më të lartë shtetërore. Nisur edhe nga një hulumtim i “Open Data Albania” mbi pagat në institucionet e pavarura kushtetuese, paga më e lartë e një zyrtari shtetëror për vitin 2014, është ajo e Presidentit të Republikës me 257.000 lekë/muaj.
Kjo pagë përcaktohet çdo vit në ligjin vjetor të Buxhetit të Shtetit dhe pas saj vijnë me zbritje edhe pagat e zyrtarëve të tjerë. Pas kreut të shtetit, pagën më të lartë e kanë Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, të cilën paguhen sa 89% të pagës së Presidentit. Të përkthyera në vlerë monetare, për vitin 2014, paga e Kryetari të Kuvendit, Kryeministrit dhe Kreut të Gjykatës Kushtetuese është 228.730 lekë/muaj.
Për grupin e dytë, të cilët janë Zv.kryetari i Kuvendit, Zv.kryeministri, Avokati i Popullit, Kryetarët e KLSH-së,
KQZ-së, Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, ata paguhen me 73% të pagës së Presidentit, ose me 187.610 lekë/muaj. Në grupin e tretë futen, pagat e ministrave, Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKP-së dhe Zv.kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që janë sa 68% të pagës së Presidentit, ose 174.760 lekë/muaj.
Deputetët e Kuvendit, janë në grupin e katërt të hierarkisë së pagave dhe paguhet sa 61% e pagës së Presidentit, me 156.770 lekë/muaj. Në grupin e pestë, futen të gjithë drejtuesit e autoriteteve, agjencive dhe enteve shtetërore që paguhen me 60% të pagës së Presidentit, ose me 154.200 lekë/muaj.
Edhe pse kanë paga jo të vogla, shumica e zyrtarëve të lartë nuk e justifikojnë luksin e madh që konsumojnë në jetën e përditshme, për të cilin do të duheshin të ardhura shumë herë më të mëdha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.4%
-
Jo
46.3%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 6963
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32