Studimi i ri: Ushqimet Fast Food mund të shkaktojnë sëmundje të trurit

Studimi i ri: Ushqimet Fast Food mund të shkaktojnë sëmundje të trurit

Një studim i Universitetit Kombëtar Australian (ANU) paralajmëron për një lidhje ndërmjet kalorive të shtuara në ushqimet fast food dhe sëmundjeve të trurit, ndër të tjera edhe demenca. Ekspertët thonë se njerëzit po e “gërryejnë” trurin e tyre nëpërmjet ushqimeve të këqija dhe mungesës së ushtrimeve fizike. Studimi gjithashtu përforcon lidhjen mes dy tipeve të diabetit, i cili shpesh shkaktohet nga mbipesha, dhe përkeqësimit me shpejtësi të funksioneve të trurit.

Demenca është një ndër shkaqet kryesore për vdekjen e grave në Australi, ndërsa për burrat është në vendin e dytë, pas sëmundjeve të zemrës.

Shkencëtarët besojnë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes përkeqësimit të trurit dhe dietës jo të shëndetshme, si dhe mungesës së ushtrimeve fizike.

Ekziston një paralajmërim se ushqimi i përpunuar fast food që gjendet kudo dhe që përmban shumë kalori, sheqer dhe yndyrna, po shkakton dëme të konsiderueshme.

Studimi i Universitetit Kombëtar Australian thotë se dëmtimi i trurit është pothuajse i pariparueshëm pasi personi arrin moshën e mesme.

Profesor Nicolas Cherbuin thotë se stili i jetesës ka rëndësi të madhe.

“Dieta jo e mirë çon në zhvillimin e obezitetit. Shoqërohet me mungesën e aktivitetit fizik, me nivele të rritura të acarimit të trupit që është një reagim i mirë trupor në raste traumash. Por, kur kjo është gjithnjë e pranishme, kjo shkakton dëm. Shkatërrohen neuronet, duke ndikuar kështu tek funksionet tona të trurit dhe rrjedhimisht sjell një rrezik më të madh për zhvillimin e demencës më vonë në jetë”, thotë ai.

Studimi thotë se rreth një e treta e popullsisë në moshë madhore të botës është mbipeshë ose vuan nga obeziteti. Këshillat janë që të ushqehemi shëndetshëm dhe të bëjmë ushtrime që në moshë të re.

Vlerësohet se demenca ndikon gati 50 milionë njerëz në mbarë botën dhe se kostoja globale e sindromave të trurit, ndër to edhe sëmundja Alzheimer, është rreth 800 miliardë dollarë.

Për momentin, nuk ka formë parandalimi apo kurë shërimi për shumicën e formave të demencës. Megjithatë, disa lloje ilaçesh zvogëlojnë një pjesë të simptomave./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 27/06/2019 05:20

    Flmd. Redaksi per artikullin e lartepermendur. Sheqeri i kristalizuar (i rafiniruar) shkakton te njeten gje si ne qeliza muskulore njashtu dhe ne qeliza trurore!! Pra ne qeliza muskulore: DIABETIN, ne qeliza trurore: DEMENZEN!!! Pershendetje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë