Një studim krahasues i kryer për tre javë në dhjetëra mostra ajri në Rajonin e Bergamo, në Itali konfirmon dyshimet: koronavirusi transportohet nga grimca të imëta PM10, një përzierje pjesëzash të lëngshme dhe të ngurta me diametër 10 mikrometër që qëndrojnë në ajër dhe shkaktohen nga gazrat e emetuara nga automjetet kryesisht ato të vjetra dhe me motor diesel.
A do të thotë kjo që ne mund të sëmuremi nga koronavirusi thjesht duke marrë frymë edhe nëse jemi larg burimeve të infeksionit?
Për momentin nuk dihet, për ta zbuluar duhen më shumë kërkime, shpjegon Prisco Piscitelli, epidemiolog dhe nënkryetar i shoqërisë italiane të mjekësisë mjedisore (SIMA).
"Ajo që ne nuk dimë ende është të kuptojmë nëse gjenoma virale që kemi gjetur në grimcat atmosferike, është infektive dhe për sa kohë mund të mbetet e tillë. Sidoqoftë, ky test i parë sigurisht hap mundësinë e testeve të mëtejshme.
Studimi i kryer nga SIMA, plus universitetet e Barit, Bolonjës, Trieste dhe Napolit "Federico II" dhe idikacionet i janë dërguar edhe OBSH.
Sugjerimi kryesor i studimit është të tregohemi të kujdesshëm, që mbajtja e maskës është domosdoshmëri dhe që nëse nuk e mbani një të tillë më mirë të qëndroni, si një masë paraprake, 10 metra larg nga të tjerët.
Nënkryetar i shoqërisë italiane të mjekësisë mjedisore (SIMA) thotë se imediate është që në fazën 2, ajo e lehtësimit të masave, është e rëndësishme të mbahen të ulëta emetimet e grimcave PM10 që ndodhen në ajër, në mënyrë që të mos favorizojmë potencialin infektues të koronavirusit. Të përdoren kryesisht biçikletat dhe të kufizohet lëvizja e panevojshme me makina kurse lënda e parë e koronavirusit, të moshuarit dhe sidomos ata me patologji të mbartura duhet të rrinë larg rrugës dhe ambienteve me ajër të ndotur.
Ndërsa për herë të parë disa studime vërtetuan se koronavirusi gjendej edhe në ajrin e ambienteve spitalore, tani me studimin e katër institucioneve italiane, ai duhet luftuar edhe në grimcat PM10 të ajrit.
Lajmi kryesor: