Studimi: Italianët shpenzojnë 24 miliardë euro në vit vetëm për t’u zbukuruar

Studimi: Italianët shpenzojnë 24 miliardë euro në vit vetëm për t’u zbukuruar

Foto ilustruese

Blerjet e veshjeve dhe këpucëve janë reduktuar, buxheti për udhëtime jashtë vendit është i kufizuar dhe madje edhe ushqimi është shkurtuar, por ka një shpenzim që italianët me të vërtetë duket se nuk duan të heqin dorë: ai i kujdesit për trupin e tyre, trajtimet e bukurisë dhe produkte kozmetike.

Kjo u zbulua nga një studim i kryer nga shoqata italiane e ekomatologjisë, Skineco.

“Në vitin 2023, italianët investuan gjithsej 24 miliardë euro për bukurinë dhe kujdesin për trupin, mesatarisht rreth 929 euro për familje”, llogarit Skineco, vetëm për artikullin “kozmetikë”, që grupon së bashku produkte për higjienën, për fytyrën, për flokët, parfumet etj.

Por si shpenzojnë italianët për kujdesin e trupit?

Duke analizuar shitjet përmes kanaleve tradicionale, "16.4% e buxhetit (1.6 miliardë euro) shkon për produktet e fytyrës: kremëra kundër rrudhave ose hidratuese, pastrues, maska, peceta etj.

Pothuajse 1.5 miliardë (15.1% e totalit) shpenzohen për Produktet e trupit (deodorantë, kremra trupi, kremra kundër diellit, depilatorë etj.)

Italianët shpenzojnë 1.3 miliardë euro në vit për parfume (14% e totalit) ndërsa rreth 1.1 miliardë euro (11%) ndahen për produktet e higjienës personale (sapunët, higjiena intime, xhel dushi etj.)”- zbulon Skineco.

Flokët meritojnë një diskutim më vete: mbi 1 miliard euro në 2023 për produktet e flokëve (shampo, xhel, llak flokësh, bojëra etj.) dhe pothuajse 9.8 miliardë euro të shpenzuara për parukierë (burra, gra dhe fëmijë), mesatarisht pothuajse 380 euro në vit. për familje.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përfundon mbledhja e grupit të PS, porositë që u dhanë për deputetët! Zbulohen datat kur Rama do jetë në Selanik e Londër! Më 4 Nëntor diskutimi për buxhetin 2025

Përfundon mbledhja e grupit të PS, porositë që u dhanë për deputetët! Zbulohen datat kur Rama do jetë në Selanik e Londër! Më 4 Nëntor diskutimi për buxhetin 2025