Vaksina e Pfizer Inc dhe BioNTech parandalon 97% të rasteve simptomatike, shtrimeve në spital dhe vdekjeve bëhet e ditur në një studim të bërë publik nga ministria e shëndetsisë në Izrael. Në studim bëhej publike po ashtu se vaksina ishte 94% efektive në bllokimin e rasteve asimptomatike.

Studiuesit nga kompanitë të ndryshme farmaceutike,  të cilët u bashkuan me Ministrinë Izraelite të Shëndetësisë, thanë të enjten se  vaksina ishte jashtëzakonisht efektive në parandalimin e rasteve simptomatike.  Për më tepër, vaksina ishte 94 për qind efektive në parandalimin e rasteve që nuk shfaqnin simptoma klasike si kollë, ethe.

Ata që ishin të pavaksinuar kishin 44 herë më shumë gjasa që po të infektoheshin me COVID-19 do të ishin simptomatike dhe kishin 29 herë më shumë të ngjarë të vdisnin nga sëmundja.

"Kjo tregon qartë fuqinë e vaksinës për të luftuar kundër Covid-19. Ne synojmë të arrijmë suksese më të mëdha në të gjitha moshat, gjë që e cila na jep ne shpresë për të rifituar  normalitetin ekonomik dhe sociale," tha Yeheskel Levy, drejtori i ministrisë së shëndetësisë në një deklaratë.

Studimi u krye nga të dhënat e mbledhura midis 17 janarit dhe 6 marsit 2021, kur Vaksina Pfizer-BioNTech ishte e vetmja vaksinë e disponueshme në Izrael.

Në atë kohë, varianti i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, i njohur si B.1.1.7, ishte bërë gjithashtu lloji dominues në vendin e Lindjes së Mesme.