Britani - Sipas një studimi të Universitetit të Bristolit, njerëzit të cilët janë lexues online mezi presin që të lexojnë të rejat e fundit rreth personazheve të tyre të preferuar. Si rezultat, lajme të tilla renditen në kategorinë e lajmeve më të lexuara. Kurse, përsa i përket lajmeve mbi politikën apo ekonominë, lexuesit nuk janë dhe aq entuziastë.
 
Nga kërkimet e bëra, lajmet të cilat përmbanin fjalë të tilla si: grua, seks, pornografi dhe mama, ishin më të klikuarat apo më të lexuarat. Kurse, artikujt që kishin të bënin me çështje politike, ekonomike dhe zgjedhje nuk ishin shumë të lexuara. 
 
Sipas udhëheqësit të këtij studimi, profesori Cristianini Nello tha se njerëzit janë më shumë të tërhequr nga argëtimi, krimi dhe seksi dhe jo nga lajme që trajtojnë tema publike. Në studim u përfshinë 14 vende të ndyshme gjatë një periudhe 18 – mujore.
(v.gj/shqiptarja.com)