Studimi/ Rënia në dashuri godet si një virus, ja si reagon trupi i femrave

Studimi/ Rënia në dashuri godet si një virus, ja si reagon trupi i femrave

Foto ilustruese

Një studim amerikan ka dalë në konkluzionin se gratë kur bien në dashuri përjetojnë ndryshime fiziologjike të ngjashme me ato të personave që luftojnë një virus.

Por si mund të përkthehet kjo gjë? Një romancë e re mesa duket shkakton prodhimin e një lloj proteine specifike që zakonisht lufton viruset dhe infeksionet.

"Dashuria shoqërohet jo vetëm nga ndryshimet psikologjike, por edhe nga ndryshimet fiziologjike", kanë deklaruar shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, të cilët thonë se këto ndryshime nënkuptojnë se edhe dashuria mund të "matet'.

Gjetjet shkencore konstatuan gjithashtu se mund të jetë e mundur të provohet nëse njerëzit janë vërtetë të dashuruar. "Ndryshimet psikologjike të lidhura me dashurinë romantike mund të zbehen kur marrëdhënia maturohet,"  kanë shpjeguar më tej shkencëtarët. 

Këtyre të fundit u ngelet tanimë të shqyrtojnë nëse përvoja e të rënit në dashuri është e njëjtë edhe për burrat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!