Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Edmond Petraj dhe Fatjon Softa

TIRANË - Avokati Edmond Petraj dhe eksperti i sigurisë Fatjon Softa folën pasditen e sotme në ‘Studio Live’ mbi mbylljen e dosjes hetimore për 'Toyota Yaris' nga SPAK si dhe për ‘Matrix’ që ka dalë në pah edhe më herët nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

Petraj thekson për Arbër Hitajn se shumë nga materialet e paraqitura nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Dumani, nuk përputhen plotësisht me të dhënat ekzistuese dhe ngrenë pikëpyetje mbi vërtetësinë e tyre.

Akuzat shpesh mbështeten mbi deklarata që në sallën e gjyqit hasin kundërshtime nga të akuzuarit, thotë Petraj,

'E kam thënë kam rezervat e mia për personazhet që përdoren si bashkëpunëtorë të drejtësisë. Shumë materiale që kanë dalë, që nuk janë zbuluar, dhe çuditërisht janë zbardhur prej bashkëpunëtorëve pasqyrë e asaj që është e deklaruar nga Dumani. Por kemi të gjithë anën kundërshtuese që nuk e pranon dhe nuk kanë të bëjnë me procesin që e akuzuan për vrasje. Në sallë nuk e pranojnë atë që bashkëpunëtori i drejtësisë i ka dhënë organit të akuzës. Dosjet nuk do jenë të plota sepse për disa personazhe që janë në dëshmitë e Dumanit, nuk rezultojnë.

Organi i akuzës duhet ti mbrojë fort, pasi deklaratat nuk konvenojnë atyre që organi i akuzës i ka marrë për bazë. Sky nuk ka nxjerrë asnjë nga dosjet që ka nxjerrë bashkëpunëtori i drejtësisë. Nuk përputhen disa elementë të tjerë. Ka një përballje në gjyq mes personave të akuzuar dhe akuzohen për veprat penale, dhe pjesa tjetër që kemi bashkëpunëtori i drejtësisë i qëndron atyre gjërave që i ka dhënë organit të akuzës. Do shumë prova të konfigurohen.'

Softa përmend rolin e Europol në sekuestrimin e serverëve të koduar dhe analizën e miliona mesazheve. Ndërsa për paratë e gjetura në Toyota Yaris ngre pikëpyetjen nga e dinte Lulzim Basha në atë kohë që po vinte një makinë me para në portin e Durrësit.

'Në këtë dosje është një hetim apo akuzë e ngritur ndaj disa personave përfshirë prokurorin e Vlorës, që në përgjime del se ka ushtruar ndikim të paligjshëm në këtë dosje. Por nuk ka sqarim për këto akuza. Kjo dosje vijon të jetë e tillë. Nuk e dimë nëse është e mbyllur. Hetimet do vazhdojnë, por nga e dinte që do vinte kjo monedhë Lulzim Basha.'

'Deklaratat e Dumanit dhe të gjithë ato në përgjime. Dumani thotë që porositë për vrasje i bënin nga Matrix vërtetin prezencën e aplikacionit. Do vërtetohet se kush ka qenë në komunikime si janë bërë. Ka ndërthurje informacionesh edhe me shërbimet e vendeve evropiane.'

Petraj shpreh skepticizëm për besueshmërinë e plotë të të dhënave të ardhura nga Europol, duke nënvizuar mungesën e serverëve kryesorë për hetime të plota.

'Akoma nuk është marrë serveri kryesor i asaj hapësire që kërkohet. Serveri nuk është marrë si me SKy Encro. Jo gjithçka që vjen nga Europol duhet marrë seriozisht. Janë situata që mendoj që sikur shkaktojnë tërmet, por të flasësh sikur Shqipëria paska qenë shtet kaq i inkriminuar, më duket absurde. Jo të gjitha qëndrojnë.'

Dumani përmend përdorimin e aplikacioneve si Sky për të kryer porosi kriminale, ndërsa Softa shton se aplikacioni ka pasur teknologji të avancuar dhe është përdorur gjerësisht në botën e krimit.

'Europol thotë se janë sekuestruar 40 servera. I kanë bërë thirrje përdoruesve të bëjnë vetëdeklarim. I përdorur në 33 gjuhë. Edhe gjuha shqipe prezente. 2,3 mln mesazhe shërbyen për Europol ku ishte një task force nga disa shtete. Ky aplikacion ka patur protokoll më të avancuar. Përdorej me telefona të koduar. Më shumë kosto se aplikacionet. Ka qenë i parainstaluar.'

Për dosjen ‘Toyota Yaris’ Petraj thotë se edhe pse hetimet kanë përfunduar akoma nuk është arritur tek burimi i parave 3.4 mln euro që u gjetën në makinën Toyota Yaris në Portin e Durrësit.

'Dosja ‘Toyota Yaris’ ka mungesë përfundimi zyrtar. Edhe pse ka kaluar kohë nga zbulimi i parave. Akoma nuk dihet origjina e parave dhe kush ishin lidhjet kriminale nga hetimet. Shumë gjëra që janë trumbetuar do ngelen në heshtje sepse nuk do kemi arritje konkrete.'

Softa sugjeron se SPAK ka ende prova të tjera për të shtuar në këtë hetim.

'SPAK e ka paraqitur ndaj gjykatës por mendoj se është vetëm një pjesë pasi do kemi dhe prova të tjera që do e pasurojnë hetimin.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, gjenden dy kallashnikov dhe dy krehër në automjetin e djegur nga autorët

Atentati në Vlorë, gjenden dy kallashnikov dhe dy krehër në automjetin e djegur nga autorët