'Studio Live'/ Genc Burimi: Opozita të protestojë para SPAK-ut! Anri Bala: Nuk kanë asnjë kauzë për të dalë në protestë

Mbrëmjen e sotme opozita do të protestojë përpara Kryeministrisë, teksa kërkojnë dy gjëra: lirimin e Berishës dhe qeveri teknike. Në ‘Studio Live’ analisti Genc Burimi dhe gazetari Anri Bala komentuan për Arbër Hitajn protestën e PD-së. Burimi aprovon kauzën për lirimin e Berishës, ndërsa shpreh rezerva për të kërkuar qeveri teknike.

'Do arrijë atë në të kaluarën të vërë në presion. Kërkojnë dy gjëra, lirimin e Berishës dhe qeveri teknike. Nëse e lexojmë drejtë të dy kërkesat e kësaj proteste. Lirimin e Berishës e motivojnë se nuk ka akuzë dhe po ashtu sikur të kishte prova do ishin të njëjta për të cilat akuzohet Rama. Kjo bën që drejtësia të vonohet. Mbi ç’bazë Berisha do gjykohet dhe do dënohet. Drejtësia nuk është në situatë të lehtë me Berishën.

Jam i rezervuar pasi qeveri teknike nuk është në fjalorin teknik në demokraci.'

Ndërsa Bala thotë se kauzat e opozitës nuk qëndrojnë, pasi vetë ata në pushte vidhnin vota dhe lejuan kanabisin në Lazarat.

'Burimi bëri një gafë shumë të madhe kur e cilësoi Berisha si pa asnjë akuzë. Gjithë mediat e cilësojnë Berishën pa asnjë akuzë. Harroni të theksoni që ka një akuzë të rëndë që është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara.

Kjo është protesta e parë pas marrjes së vulës. Kjo nuk ka të bëjë me Sali Berishën. Në gjykimin tim është një luftë e humbur. Heqja e non gratës është një betejë e humbur. Mendoj se arrestimi është i padrejtë por nuk është ky koncepti. Mendoj se opozita po teston mbështetjen në publik. PD është në këtë pikë se Berisha është shpallur non grata.

Për mendimin tim duhet të dalë Rama të protestojë se po i bëjnë padrejtësi. Jo më larg disa ditësh iu arrestua ministri i tij. Opozita nuk ka asnjë kauzë të dali në protestë. Thonë vjedhja e zgjedhjeve, kanabizimi, korrupsioni. Me këto merret drejtësia. I takon SPAK. Nëse flasim për vjedhje vote, opozita është bërë barcaletë për vjedhjen e zgjedhjeve.

Pjesa e kanabizimit kemi një dëshmor të atdheut, kemi një dëshmor në Lazarat. Bandat kriminale SPAK ka bërë një punë të caktuar. Cila është kauza, që Berisha të vijë tek vendi i krimit. Ja e liruan Berishën çfarë do bëjë? A i fitojnë zgjedhjet?'

Burimi shton më tej se PD duhet të protestojë para SPAK dhe jo tek Kryeministria.

'Kjo protestë nuk duhet të ndodh para qeverisë. Edhe sikur Rama të jetë përbindëshi, nuk protestohet para dritareve të tua që të korrigjohesh. Ka arsye të protestosh para SPAK. Është efikase, që ky SPAK është i kapur nga ndërkombëtarët. Në botë nuk ka rast ekuivalent në kushtetutë që drejtësia e një vendi sovran është në duart e ONM. Them është drejtësi e kapur me letër.

Po të jetë e kapur nga organe drejtësie perëndimore do thoja hallall. Është e kapur nga organe ekzekutive në perëndim. Është e kapur nga ekzekutivi amerikan dhe europian, këto ekzekutive kanë qasje gjeopolitike. Kur drejtësia është e kapur nuk është e drejtë. Administrata amerikane ka problem konfliktet në botë, në Tajvan, Hamasi me Izraelin dhe në Ballkani që mund të plas. Kërkon sa më shumë ta qetësojë situatën dhe të merret me sfidën kryesore që është Kina.

Në Tiranë gjetën Edi Ramën që ndryshe nga Berisha është i gatshëm të luajë dialogun me Serbinë, ta fus dialogun mes Gjermanisë dhe Francës. Deri tani SPAK ka pasur detyrim të mos preket Rama. Se nuk ka alternativë për Ramën. Dhe Rama i fuqishëm mendon se gjithçka i lejohet. Dhe filloi me këtë korrupsion galopant. Rama kërkon dhe amnisti fiskale.'

Për Balën duhet të ishte Rama në protestë para SPAK sot sepse i kanë arrestuar ish ministrin.

'Heshtja e zotit Rama për arrestimin e ish ministrit të tij është shumë domethënëse. Rama duhet të ishte në protestë. Të thotë më falni ish ministrin pse ma arrestoni. Shpresa ime prandaj është tek institucioni i SPAK. Me financimin e amerikanëve, më mirë se ndryshe drejtësia nuk bëhet.'

Më tej, debati u përqëndrua edhe tek Lulzim Basha për të cilin flitet se mund të bashkohet me Berishën. Për Burimin kjo është e pamundur.

'Po e bëri Basha do të shkatërrohet. Non grata është kufiri ndarës, ka thënë Basha me Berishën nuk kam gjë. Basha i ka bërë himne lavde Berishës. Bardhi pati finesën që ta kthejë pllakën shumë më shpejt. Pa Bardhin ata flakadanë në parlament nuk do të kishin patur impakt në perëndim. Basha nuk ka më sot vlerë të shtuar. Nuk i sjell më gjë Berishës. Po aq e pamundur të bashkohen, sa në Francë të krijosh një qeveri me Melenchon sot.'

Ndërsa për Balën nuk është ndonjë çudi pasi në politikën shqiptare gjëra të tilla kanë ndodhur gjithnjë.

'Janë sharë e pështyrë, janë goditur dhe janë rikthyer bashkë. I kemi parë të gjitha. Nuk jam dakord, se Basha bëri gafë kur tha se do bënte rekurs por do kandidonte me një parti të re. Ose do bësh rekurs ose do bësh parti të re. Hapja e partisë së re e ndan përfundimisht Bashën nga Berisha.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • neri: 12/07/2024 11:43

    cfare analiste je ti. te protestohet kunder prokurorise, ca do te behet ketu siri! ne lufte kunder drejtesise?

    Përgjigju
  • Urimi: 11/07/2024 21:43

    Shqiptaret nuk Jane aq te marre sa ti shkojne nga pas krimineleve si noka, salianji, palloka,krriqi e pisanalistave si gencives burimi i cili siq deklarohet eshte avokati i sali berishes dhe hartuesi i dosjes ne drejtesne e Frances qe su hap kurre, ky sikur ta dijne te gjithe shqiptaret se eshte shkruesi dhe trimluesi i qindra dosjeve te azilkerkuesve ne France Ku mjerisht shum nga ata sot gjinden ne burg e ky n'a shet moral, nuk e dij qe ka poshtersi me te ndyre se kaq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë