‘Studio Live’ në Report TV për votimin elektronik, Kristaq Kume: Nuk ja vlen të bëhet ky shpenzim madhor, sjell vetëm një gjë! Procesi afektohet para votimit

Tiranë- Teksa zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 po afrojnë dhe partitë kanë nisur fushatën paraprake të tyre me strukturat politike, ajo që duket se po krijon probleme është teknologjia e informacionit në sistemin zgjedhor, pra votimi elektronik.

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, njoftoi sot opinionin, por edhe partitë politike dhe qeverinë, se nuk ka kohë të mjaftueshme për ta realizuar votimin elektronik me projektin e parashikuar në 5 qarqe, por vetëm në dy, Elbasan dhe Durrës, por edhe për këto u shfaqën pikëpyetje, pasi duhet të nxitohet nga palët.

Për këtë temë ‘të nxehtë’ ishte sot në mbrëmje (11 tetor) i ftuar në “Studio Live” të Report TV, të gazetarit Arbër Hitaj, ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume, i cili dha edhe mendimet e tij, teksa partitë politike ende nuk e kanë dhënë variantin e tyre të fundit për procesin.

“E para gjë që ia vlen të thuhet është nënvizimi apo shpjegimi i arsyes se çfarë sjell dhe pastaj afati. Fillimisht pse bëhet. Ndryshimi qëndron se zgjedhësi në vend të letrës voton ekran. Të gjitha procedurat e tjera nuk ndryshojnë, janë të njëjta; identifikimi zgjedhësve ai që ka qenë, po kështu firma e zgjedhësit e të tjera. Ajo që sjell është vetëm nxjerrja e rezultatit të shpejtë, shumë më shpejtë se me fletë, në kohë rekord”, tha Kume.

Pyetjes nëse kjo ia vlente  në proces dhe sjelljen e standardeve të reja, Kume u shpreh se “jo”.

“Pra i gjithë ky investim i bërë, ku u ra dakord për 5 qarqe, e më tej në gjithë vendin, kjo mënyrë, procesi jep vetëm një komponent të përmirësuar, vetëm nxjerrjen e shpejtë të rezultatit. Për mua, me këtë kosto dhe vetëm këtë ndryshim apo rezultat të vogël, nuk ja vlen. Aq më tepër që të bëhet në të gjithë vendin, ku kostoja apo shpenzimi është madhor”, tha ish-kreu i KQZ.

Ai e argumentoi këtë me faktin se ky projekt vërtetë shpalli rezultat të shpejtë në projektin-pilot në Elbasan zgjedhjet e kaluara, por rezultati u kontestua.

“Në kushtet që kur është bërë me projekt-pilot në qarkun e Elbasanit, ku u përdor kjo mënyrë votimi elektronik dhe nuk u pranua rezultati i dalë. Nuk dha rezultatin e pritur. Humbësi e atakoi dhe procesi tha s’ishte legjitim, u keqpërdor, u bënë ndërhyrje në proces, ndërhyrje që si parandalon dot”, shpjegoi Kume.

Ai shtoi se nuk ia vlente ky shpenzim i madh, për një rezultat të vogël:

“Për mendimin tim, në kushtet që duam ta përdorim teknologjinë e informacionit, që kërkon kosto të madhe, për një rezultat të vogël, për mua nuk ja vlen të bëhet ky shpenzim i madhor. E pamundur të rriten standardet, jo se nuk del rezultati shpejtë, por ai kontestohet dhe ndryshimet janë të vogla për një harxhim kaq të madh”.

Gjithashtu ai shpjegoi se procesi i votimit nuk afektohet nga nxjerrja e rezultatit apo votimi, por nga dëmtimi i procesit që më përpara, prej faktorit politik, partive.

“Procesi nuk afektohet gjatë ditës së votimit apo numërimit, por para votimit. Janë faktorë që afektojnë procesin para votimit, a jemi me vullnet ta ndalojmë apo shmangim, jo nuk e kemi këtë vullnet”, tha Kume.

Pyetjes nëse “qëllimi është për të kursyer, apo frika e partive”, ish-kreu i KQZ tha si më poshtë:

“Celibashi ka thënë ma jepni financën, por unë s’kam kohë, sepse nesër mund të goditet. Procesi i votimit elektronik s’ka bërë asgjë ndryshe përveç faktit se nga ai i votimit me laps, te ai me gisht. S’ka sjellë asgjë tjetër. kemi arritur kohën e shpalljes së rezultatit, por edhe me dorë mund të dalë brenda afatit, është me ligj. Nuk është problem. Problem janë ndërhyrjet në proces zgjedhor. Probleme janë shit-blerja e votës, ndërhyrjet, që këta s’duan t’i shohin edhe pse janë ngritur nga misionet ndërkombëtare e që ndikojnë negativisht në proces dhe nuk aktivizohet askush për ta rregulluar këtë gjë. Kemi monitorim online 24 orë në qendrat e votimit me kamera, nuk ka më si më parë”.

Në fund Kume u shpreh se ‘teknologjinë e informacionit do e kuptonte dhe pranonte nëse nuk do zbatohej kështu, vetëm me 2 gjëra të ndryshuara, por të kishte përmirësime të tjera”.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/10/2024 03:37

    Z.Kume,ke mbetur ne kohen e Babaqemos.Votimi elektronik jo vetem duhet bere,por duhet patjeter dhe nuk eshte shpenzim i kote.Jo vetem qe rezultati del shpejt,por eshte dhe me i sigurte.Nuk mbushet me vota si dikur kutite e nuk nderhyhet aq lehte sic nderhyhej me to.Sa per humbesit qe nuk pranuan rezultatin,ata njelloj nuk do t'a pranonin edhe me metoden arkaike te votimit.Politikanet tane,jo qe si gelltitin dot humbjet,por edhe kur ka raste, i pranojne me gjysem zeri e shpirt nder dhembe.Shit-blerja e votes eshte problem,por ama nuk shkon dot njeri te votoje disa here,etj.Se sa i vlefshem eshte ky sist.votimi mjafton te shikosh se sa /per zemer/ e kane partite qe nuk u vjen zeri t'a implementojne.Ka kaq kohe krytari i KQZ qe ua kujton,por /s'na vjen zeri/se jemi mesuar t'a kalojme lumin elektoral kaluar,pa na u lagur kembet,por ama thesin plot me vota e kishim te siguruar me pare!

    Përgjigju
  • albfire: 11/10/2024 20:26

    Ketu ja keni fut kot Z. Kume. Nuk eshte thjesht rezultati i shpejte por edhe numerimi sic duhet i rezultatit. Ka disa pale zgjedhje qe nuk kontestohet me procesi i votimit por ai i numerimit. Edhe ne zgjedhjet me te fundit pati parregullesi. Po ska problem, Z. Kume si gjithe njerezit partiake, thjesht shikojne interesin partiak. Ne fakt duhet nje justifikim per PD-ne kur te humbin zgjedhjet perseri dhe po te jete elektronik, nuk akuzojne dot Edi Ramen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës