NEW YORK - Dëbora dhe erërat e forta po godasin brigjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa që nga fundjava në New York janë regjistruar katër të vdekur, raporton Anadolu Agency (AA).
Tre persona kanë vdekur nga një atak në zemër, nga të cilët dy para shtëpive të tyre teksa pastronin borën. Një person u vra në aksidentin trafik, ndërkohë që viktimat janë raportuar në zonën Erie. Ushtarët e Gardës Kombëtare dolën në terren për të ndihmuar ekipet e shpëtimit.
Sipas meteorologëve amerikanë, të martën është regjistruar temperatura më e ulët në nëntor që nga viti 1976. Dëbora e fortë sot në mëngjes goditi qytetin e Buffalo në shtetin e New York-ut, dhe në pasdite e njëjta pritet në zonën e Niagara Country.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka njoftuar se të martën dëbora, përveç Alaskas, mbuloi më shumë se 50 për qind të vendit. Stuhitë e dëborës përfshinë shtetet New York, Ohio, Michigan, Wisconsin dhe Pensilvania. Ekspertët presin 1,8 metra borë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com