Komisioni hetimor, për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj, është njohur paraditen e sotme me shkeljet e konstatuara, pas shqyrtimit të dokumentacionit të ardhur nga disa institucione.
Kryetari i komisionit, Armando Subashi, tha se pas shqyrtimit të këtij dokumentacioni, konstatohet se KLD-ja ka marrë kompetencat e ministrit të Drejtësisë. Ligji, theksoi ai, parashikon që vendet vakante të shpallen nga KLD, duke marrë parasysh propozimet e ministrit të Drejtësisë. Por, në disa raste, në Tiranë, rezulton se KLD-ja ka bërë shpalljen e vendit vakant pa marrë parasysh propozimin e ministrit të Drejtësisë, tha Subashi.
Sipas tij, KLD-ja ka marrë dhe kompetencat e shkollës së Magjistraturës, ku një pjesë e gjyqtarëve që kanë qënë në pjesën fundore të listës së kandidatëve janë emëruar gyqtarë, ndërsa ata që kanë qënë të parët nuk janë emëruar.
Po ashtu, sipas kryetarit Subashi dhe kërkesat e ish-Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama dhe ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj janë lënë në heshtje dhe pa u shqyrtuar për muaj me radhë nga KLD. Kërkesa e Ramës u mor në shqyrtim pas instistimit të ministrit të Drejtësisë dhe më pas u rrëzua, ndërsa kërkesa e Becajt për ta kthyer në Gjykatën e Apelit edhe sot, pas një viti, ende nuk është marrë në shqyrtim.
Përfaqësuesi i LSI- në komisionin hetimor, deputeti Spartak Braho tha se nga prokuroria e Tiranës konfirmohet se ndaj Çefës është regjistruar procedim penal për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për kohën kur ai ishte drejtor i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe komisioni duhet ta marrë në konsideratë këtë informacion, theksoi Braho.
ATSH
/Shqiptarja.com