Tarifat dhe bursat, Ministria e Arsimit: Presim që universitetet të sjellin numrin e studentëve përfitues, që të lëvrojmë fondin

Tarifat dhe bursat, Ministria e Arsimit: Presim që universitetet të sjellin numrin e studentëve përfitues, që të lëvrojmë fondin

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë sqaron se menjëherë pas miratimit të paketës për studentët nga qeveria ka nisur bashkëpunimin me institucionet e arsimit të lartë për të siguruar informacionin e plotë për numrin e studentëve që përfitojnë nga subvencionimi i tarifave dhe bursat.

Sipas njoftimit të ministrisë, strukturat përkatëse pranë universiteteve publike janë angazhuar për të mundësuar brenda datës 11.01.2019 gjithë informacionin e nevojshëm. Pas kësaj date, ministria thekson se do të lëvrohet fondi për universitetet për subvencionimin në përballimin e efektit financiar, në zbatim të vendimeve.

Në datë 26 dhjetor qeveria mori 11 vendime për tetë kërkesat e studentëve nga ulja e tarifave, heqja për shtresat në nevojë, ekselentët dhe grupet me aftësi të kufizuara, te punësimet në administratë. Në vendime janë përcaktuar qartë edhe afatet për cdo pikë (lexo këtu).

Deklarata e plotë
Në përmbushje të angazhimeve të Qeverisë Shqiptare për plotësimin e kërkesave të studentëve, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me prioritet, po angazhohet maksimalisht në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë, për sigurimin e një informacioni sa më të plotë për identifikimin e numrit të studentëve, si dhe përcaktimin e programit ku ata ndjekin studimet e tyre, për të gjitha kategoritë e parashikuara në secilin prej vendimeve nr.778, 779, 780, 781, 782 dhe 784, datë 26.12.2018 të Këshillit të Ministrave.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka kërkuar pranë çdo institucioni publik të arsimit të lartë informacion lidhur me numrin total të studentëve që përfitojnë, në rast të plotësimit të kritereve të përmendura në Vendimet e Këshillit të Ministrave të sipërcituar për tarifat dhe bursat.

Strukturat përkatëse pranë universiteteve publike janë angazhuar plotësisht për të mundësuar brenda datës 11.01.2019 gjithë informacionin e nevojshëm.

Pas marrjes së këtij informacioni do të vijohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë të lëvrohet fondi i nevojshëm për subvencionimin e IAL-ve publike në përballimin e efektit financiar, në zbatim të vendimeve.

Sekretaritë mësimore pranë universiteteve dhe administratorët do të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët. Veprimtaria e tyre do të monitorohet për të mos pasur asnjë keqinformim apo veprim në kundërshtim me vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klotilda Jaupi: 08/01/2019 22:34

    Shkelqyer, suksese!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja