SUEDI – Drejtuesi i një organizate për të drejtat e njeriut, i cili së fundmi po punon për të promovuar të drejtat e komunitetit LGB në vend dhe parandaluar sëmundjet , ka bërë një kërkesë publike.

Ai ka kërkuar që edhe në Suedi e specifikisht në Gothenburg të hapet një xhami ku të lejohen homoseksualët.

E para xhami që mirëpret homoseksualët është hapur brenda këtij viti në Paris, dhe Ardeshir Bibakabadi, drejtuesi i organizatës kërkon që një e dytë të hapet në Suedi. Kështu çdokush që është mysliman, pavarësisht prirjeve seksuale të jetë i lirë të frekuentojë xhaminë, pa u paragjykuar.

Kjo është në të mirë të komunitetit, pasi nëse ata do frekuentonin xhamitë e tjera do ndiheshin në siklet për shkak të pranisë së njerëzve të tjerë, shprehet një homoseksual në Paris.

(ad.ti/shqiptarja.com)