Opozita e qendrës së majtë, e kryesuar nga Partia Social Demokratike ka mposhtur partinë e qendrës së djathtë në pushtet në zgjedhjet parlamentare të një dite më parë në Suedi. Menjëherë pas rezultatit zhgënjyes, kryeministri suedez Frederik Reinfeldt njoftoi në një lidhje televizive live dorëheqjen e tij. 

“Suedezët vendosën. Ne nuk ia arritëm qëllimit. Demokratët kanë një rezultat më të madh se të aleancës dhe ne do të bëjmë ashtu siç premtuam. Kjo është arsyesja pse unë sot kam vendosur të jap dorëheqjen. Por, do të jetë inetresante ajo çfarë do të bëjë z. Lofven me këtë rezultat sepse ne kemi humbur qeverisjen mazhoritare, por ai ka humbur edhe zgjedhjet. Kështu që nuk kemi një fitues të qartë sonte.” tha Reinfeldt

Ndërkohë, kreu Social Demokrat Steven Lofven , kryetar i Aleancës “Red-Green” është shprehu se gati të drejtojë vendin në postin e kryeminstrit të ardhshëm dhe se do të shqyrtojë të gjitha mundëistë për të formuar qeverinë e re. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve suedeze dolën mbrëmjen e së dielës, ku Partia Social Demokratike dominon me 31% të votave, përqindja më e lartë kjo mes partive të tjera konkurruese.

Së bashku me Partinë e Gjelbër dhe Partinë e Majtë, aleanca “red-green” mori 43.5% të votave, kundrejt 39.5% të votave të fituara nga qeveria e qendrës së djathtë, të cilët përjetuan humbjen më të madhe në një shekull. Ndërkohë partia raciste e anti-emigracionit pati një rezultat surprizë duke fituar plot 13% të votave. Për shkak të rezultatit të lartë të demokratëve suedezë, 2-fishin e zgjedhjeve të para 4 viteve, partia është bërë një ‘balancë fuqie’ midis qendrës së majtë dhe të djathtës.

Aleanca “Red-Green” është shfaqur e paaftë për të formuar shumicën në parlament dhe ndoshta do të duhet një aleancë me partitë e vogla të qendrës së djathtë për të formuar qeverinë e re. Ekonomia më e madhe e rajonit nordik dhe një nga perfomuesit më të mirë në Europë, tani përballet me një qeveri të brishtë, me një bllokim të mundshëm politik si dhe me një parti raciste që ka rezultuar si partia e tretë më e fortë në zgjedhje.

Kreu i demokratëve, Lofven, ish negociator për bashkimin tregëtar tani përballet me negociata të vështira dhe të zgjatura për të formuar një qeveri stabël. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të dalin më 20 shtator, ndërsa paralmenti i zgjedhur do të mblidhet 9 ditë më vonë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)