Sula: Maxhoranca e interesuar që të mos zgjidhet sherri brenda PD-së! Korreshi: Apeli të dalë me një vendim përfundimtar

Në një kohë kur Gjykata e Apelit nuk ka ende një veprim përfundimtar për çështjen e kontrollit të PD-së, deputeti Dash Sula ka hedhur akuza në drejtim të maxhorancës se po ndikon në drejtësi për ta zvarritur këtë çështje. Nga Kryesia e Kuvendit, Sula tha se persona të caktuar nga Partia Socialiste janë të interesuar që konfliktet brenda Partisë Demokratike të mos zgjidhen,

Sula bëri me dije se do t’u kërkojë deputetëve të opozitës, nga të dyja kahet që nesër ose pasnesër të shkojnë përballë Gjykatës së Apelit dhe të bëjnë presion që të dilet me një vendim përfundimtar, pasi sipas tij zvarritja e shqyrtimit të kësaj çështje prej 7 muajsh është e patolerueshme. Ai tha se interesi i vetëm i Grupit Parlamentar të PD-së është që të merret vendimi dhe t’i jepet fund kësaj agonie.

“Mbledhja e grupit, sëbashku me Korreshin dhe disa deputetë të tjerë kemi diskutuar një shqetësim të madh. Bashkë me korreshin kemi diskutuar shumë afër dhe do donim të kishim mbështetjen e o kolegëve të opozitës sa i takon problemit të mos shqyrtimit nga ana  e gjykatës së apelit për ankimin e bërë. Data 24 tetor, mbushen 7 muaj nga mos shqyrtimi i një ankimi të paraqitur nga ana jonë. Është e patolershme. Nuk dua të aludoj, por mendoj se ka interesa nga persona të caktuar nga mazhoranca që nuk duan që ky ankimin të merret në shqyrtim. Ky nuk është interes i vetëm PD, por në interes të shoqërisë shqiptare. Do i bëj thirrje të gjithë deputetëve të opozitës të jemi pa gjykatës së apelit nesër ose pasnesër, jo që të ndikojmë drejtpërdrejtë në dhënien e vendimit, nuk na interes se në ç’krah është vendimi, na intereson shpejtësia që të mos jemi më në agoni. Ne deputetët e grupit parlamentar të PD-së. S’kemi asnjë interes të vonohemi, një orë e më parë të jepet ky vendim. Të shkojmë bashkë te Gjykata e Apelit me arsyetimin e vetëm që ajo gjykatë të shkundet dhe ato gjyqtarë që mund të kenë interesa okulte, që mund ta përdorin këtë vendim për interesa të caktuar, se mund të ketë gjyqtarë që s’kanë mbaru vettingun, dhe mund ta përdorin”, tha Sula.

Korreshi u shpreh se duhet një zgjidhje përfundimtare që të saktësohet se kush do të kontrollojë partinë. Vendimi i Gjykatës sipas Korreshit do të caktojë edhe qëndrimin e dy palëve sa i takon zgjedhjeve vendore, nëse do të dalin me një ose dy kandidatë.

“Do ishte zgjidhje përfundimtare vendimi i gjykatës. Për të pasur zgjidhje se ku është selia, zyra vula, duhet të ketë zgjidhje përfundimtare ligjore. Do i bëjmë presion për të dhënë një vendim përfundimtar. Që t mos regjistrohemi më me dy kandidatë se do ishte humbje e opozitës”, tha Korreshi.

Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimin e Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike, sipas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës. Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeaj duke legjitimuar atë si ankues, duke pranuar të drejtën e ankimin, dhe duke konstatuar që ankimi i paraqitur ka bazë të mjaftueshme për pranim dhe nuk është abuziv dhe i paligjshëm. 

Gjyqtarja Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD perfaqësuar nga Alibeaj  ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Zhukrit. Tashmë, i takon Gjykatës së Apelit të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës, por me trupë tjetër gjykuese, kërkesë padinë e Rithemelimit për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit që Zhukri e vulosi më 25 mars 2022. Nëse vendimi i Zhukrit rrëzohet në apel, Sali Berisha e humbet sërish kontrollin e PD që në fakt e mori pa pritur shkallët e tjera të vendimit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 03/10/2022 16:07

    Si Jane keto te Dy, Coli dhe Loli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?