Sulaj për Report Tv: PR ende nuk ka një marrëveshje me Bashën! Nëse s'arrihet dalim vetëm, jo koalicion me partitë e reja (VIDEO)

TIRANË- Kur kanë mbetur më pak se 80 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Republikane dhe Partia Demokratike nuk kanë arritur ende në një marrëveshje! Nënkryetari i PR-së, Blendi Sulaj tha se kjo marrëveshje është në rrugën e duhur, por ende nuk ka asgjë konkrete. PR e ka të qartë se çfarë kërkon, të respektohet për peshën elektorale që ka pasur referuar në zgjedhjet e kaluara.

"PD dhe PR ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë, PR ka bërë një organizim shumë të mirë në qarkun e Tiranës, nuk kemi asgjë një marrëveshje me PD, ne kemi kërkuar që pesha elektorale duhet të pasqyrohet në listën e koalicionit opozitar. Në rast se ne në disa qarqe kemi një fuqi elektorale, në bazë të peshës sot, duhet të pasqyrohen edhe kandidatët. Ne jemi akoma në bisedime që mund të jenë në rrugën e duhur për të pasur një marrëveshje të mire, qëllimi i PR është largimi i Ramës dhe e djathta që të prezantohet me Lulzim Bashën kryeministër dhe PD udhëheqëse e koalicionit, dhe të gjithë forcat duhet të kontribuojnë në këtë qëllim. Ne kemi një kontribut të caktuar nuk po pretendojmë, nuk kërkojmë njerëz të sigurt në lista, por pasqyrim të peshës elektoral sipas çdo qarku në Shqipëri. Në Shkodër kemi pasur 5000 vota në Fier, 5000 në Korçë, në Tiranë 11 mijë vota, kemi disa qarqe që do i japim një ndihmë koalicioni opozitar", tha Sulaj.

Se kur do të arrihet një marrëveshje ose jo, për këtë Sulaj nuk ka një përgjigje.

"Nuk ka asgjë konkrete, jemi besimplotë që kjo marrëveshje do të jetë ndihmë për koalicionit opozitar", tha Sulaj.

Nëse nuk do të ketë një marrëveshje, shanset që PR të bashkohet me partitë e reja, të cilët edhe ata kanë një qëllim që të largojnë Ramën, janë zero. Sulaj thotë se në një rast të tillë, PR do të dilte e vetme.

"PR ka vendin e vet që të përfaqësohet e vetme dhe jo të bëjë protagonizëm politik me partitë politike  të reja", tha mes të tjera ai.

Në fund, Sulaj vlerëson programin ekonomik të PD-së, sipas së cilit të gjitha premtimet janë të realizueshme, teksa deklaratat e Ramës për një marrëveshje të fshehtë me PD për të çuar LSI-në për skrap i quan broçkulla.

"PD ka një program i mirëmenduar që kanë shprehur pikëpamje të ndryshme, besoj që janë premtime që nga një njeri serioz ka shumë mundësi për t'u mbajtur. Deklaratat e Ramës? Kur humb pesha mediatike, ku në sondazhe është me keq se sa duhet, mund të thotë broçkulla për të marrë vëmendje mediatike", përfundoi Sulaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hyni vete , se s’keni cfar te humbni !: 03/02/2021 19:18

    Parti me nje anetar , qe ka per kryetar nen kryetarin , se kryetari ne fakt ,eshte anetar i nje partie tjeter,atje ku do qe te mare ndonje mandat deputeti !!!

    Përgjigju
  • tosi: 03/02/2021 18:12

    Dhe po hyri Fatmir Gerdeci i vetem ne zgjedhje ky i kap nja 100 deputete, dhd 100 i ka deklaruar te kapme Nafije fallxhorja e leshitlikes , dhe ta po na e lene Bashen me gisht ne goje,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës