Në “Jetëshkrim” Krasniqi rrëfen rrugën e tij atdhetare: vetëdijesimin se i përket një populli të robëruar, të cilin e arrin në një moshë mjaft të re, kur përballet me zullumet që i bëjnë fshatit të tij banorët e fshatit fqinj, që ia kujtojnë atij, por edhe banorëve të tjerë, gjendjen ekzistuese – robërinë në të cilën kishte pllakosur Kosova. Në Jetëshkrim shpërfaqet edhe rruga si krijues – peripecitë nëpër të cilat kalon, duke u përballuar me smirën, zilinë, injorancën dhe fudullëkun e një pjese të kolegëve të tij në Shqipëri, të cilët në momente të ndryshme i sjellin mjaft kokëçarje në rrugëtimin e tij krijues.
/Shqiptarja.com












