TIRANË- "Në këtë Ditë të Re të ringjalljes dhe shpresës, lutja dhe urimi im është për të gjithë shqiptarët, kudo ku ata jetojnë, punojnë e luftojnë në këto ditë të vështira". Kështu e nis urimin e saj për festën e Sulltan Nevruzit, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Urimi i saj ka shkuar me një lutje për shqiptarët në këto ditë të vështira, ku vendi po përballet me koronavirusin. 

"Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit të gjithë shqiptarëve! Në këtë Ditë të Re të ringjalljes dhe shpresës, lutja dhe urimi im është për të gjithë shqiptarët, kudo ku ata jetojnë, punojnë e luftojnë në këto ditë të vështira.

Me bekimin që na jep besimi në Zot dhe përulësia ndaj Tij, me devocion dhe përkushtim, të gjithë të gjejmë dashurinë mes nesh dhe t’ju falim dashuri edhe të tjerëve. Me forcën që ajo na jep, ta duam jetën dhe të bëjmë të gjitha përpjekjet e sakrificat për ta fituar betejën e jetës me të keqen, të ringjalljes mbi vdekjen, të shpresës mbi frikën, të besimit mbi pasigurinë! Zoti ju bekoftë të gjithëve ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë", shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi