Kryetari i bashkisë së Kievit konfirmon se tre persona u vranë gjatë sulmeve ajrore, 11 u plagosën dhe 10 prej tyre u dërguan në spital.
Në Telegram, Vitali Klitschko tha: “Tre persona u vranë si pasojë e sulmit me raketa të sotme në kryeqytet. Mes tyre është edhe një vajzë 17-vjeçare. 11 banorë të kryeqytetit kanë mbetur të plagosur. 10 prej tyre janë shtruar në ambientet mjekësore të qytetit. Një viktimë u trajtua nga mjekët në vend”, raportojnë mediat e huaja.
![]()
Lajmi kryesor:
Sulmet ruse lënë Kievin në errësirë! Ikin dritat dhe në Moldavi! E shpalli Rusinë ‘shtet terrorist’, Parlamenti i BE-së, 'pre' e sulmeve kibernetike nga Moska
