Emergjencat Civile, ushtria dhe zjarrfikësit do të jenë gati në rast se do të ketë incidente me lëndë kimike.
Në një stërvitje të zhvilluar ditën e sotme pranë Aeroportit të Rinasit është simuluar një incident me lëndë kimike në laborator, ky hynë forcat e Emergjencës Civile dhe më pas lëndët kimike largohen duke i spërkatur me solucione punonjësit.
“Stërvitja konsiston në reagimin e përbashkët të strukturave shtetërore në një rast incidenti me armë të dëmtimit në masë ose në rast të kërcënimit nga përdorimi i lëndëve kimike, bakteriologjike, radioaktive apo nukleare nga organizatat terroriste”, tha ai.
Emergjencat dhe zjarrfikëset kanë simuluar momentet kur largohen qytetarët dhe kur bëhet ndërhyrja për të shpëtuar punonjësit e laboratorit.
Kjo stërvitje sipas Ministrisë së Brendshme vjen në kuadër të projektit “EuropëAid”, e cila synon përgatitjen e autoriteteve shqiptare në rast se do të ketë sulm me lëndë kimike, apo sulme të tjerra terroriste.
Gjatë stërvitjes u testuan aspekte specifike të reagimit ndaj emergjencave me lëndë kimike, bakteriologjike, radioaktive apo nukleare.
[gallery]22398[/gallery] (Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO