
Njëzet e katër persona u plagosën gjatë sulmit me raketa ukrainase në Sevastopol, Krime, sipas Tass. Katër prej tyre, shkruan agjencia, duke cituar guvernatorin pro-rus, thuhet se janë në gjendje "mjaft të rënda". Ekipet e shpëtimit janë në punë në kantierin ku pas sulmit ka rënë zjarr, shtojnë të njëjtat burime.
Guvernatori pro-rus, në Telegram shkroi se "mbrojtja ajrore është aktivizuar". Sulmi raketor shkaktoi një zjarr, "sipas informacioneve paraprake", në "një objekt jo-civil" në zonën Kilen-Balka të Sevastopolit. Mediat ukrainase, veçanërisht kanali Telegram 'Public', raportuan gjithashtu shpërthime në Sumy dhe Odessa.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin ngren dolli me Kim: Ne punojmë për paqen dhe mirëqenien! Peskov: Ne bashkëpunojmë në sferën ushtarake, askush nuk duhet të mërzitet









