KANADA- Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e sulmit me thikë nga dy persona në Saskatchewan. Ata goditën persona rastësor në 13 vende të dy komuniteteve. Mësohet se të gjitha viktimat ishin banorë të hershëm vendas (indigjenë).
"Ne kemi gjetur 10 individë të vdekur në 13 lokacione në komunitetin e James Smith Cree Nation dhe Weldon, Saskatcheëan," tha në një konferencë shtypi Ndihmës Komisionerja e Policisë Kanadeze Rhonda Blackmore.
Dy të dyshuarit, të identifikuar si Damien Sanderson dhe Myles Sanderson, janë në arrati dhe vlerësohet se janë të armatosur dhe përbëjnë rrezikshmëri të lartë.
Autorët e sulmit me thikë në Kanada
Banorët janë udhëzuar që të qëndrojnë brenda shtëpive, teksa kërkimi masiv për të dyshuarit vazhdon.
“Mos u largoni nga vendet e sigurta. Jini të kujdesshëm kur lejoni banorët e tjerët të hyjnë në shtëpinë tuaj”, tha policia kanadeze përmes një postimi në Tëitter.
Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë kartat e identifikimit të shoferëve dhe udhëtarëve. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në James Smith Kri, një komuniteti indigjen me rreth 2.000 banorë në verilindje të Ueldonit.
Kryeministri kanadeze, Justin Trudeau e përshkroi sulmin si “të tmerrshëm”.
“Jam i tronditur nga sulmet e sotme. Përgjegjësit për këto sulme të neveritshme duhet të dalin para drejtësisë”, tha ai.
S.C/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Qëlloi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier
12 Janar, 14:49
-
Trump nuk tërhiqet, poston foton e 'New York Post' me hartën ku Kanadaja dhe Groenlanda janë pjesë e Amerikës
9 Janar, 16:20
-
Refuzoi që Kanadaja të ishte shteti i 51 i SHBA-së, Musk për Trudeau: Vajzë, ti nuk je më guvernatorja e vendit
8 Janar, 14:22
-
Zyrtare/ Giacomo Vrioni ndryshon skuadër dhe shtet, mbetet në MLS
8 Janar, 10:13
-
Trump këmbëngul në ambiciet territoriale, publikon hartën ku Kanadaja është pjesë e SHBA-së
8 Janar, 07:11
-
Angli/ 14 vjeçari qëllohet për vdekje me thikë në autobus! Policia nis hetimet (VIDEO+FOTO)
7 Janar, 19:47
-
Justin Trudeau njofton dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë dhe si drejtues i Partisë Liberale
6 Janar, 17:11
-
Kanada/ Trudeau drejt dorëheqjes nga detyra si kryeministër
6 Janar, 15:01
-
Panik gjatë uljes së avionit në Kanada, merr flakë njëri nga krahët (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 13:13
-
Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump
27 Dhjetor 2024, 07:57
He tani do heqesh dhe thikat se armet e kishin fajin me perpara. Diktator Turpdoja po rreshket gjith perendimi me kta palaco
PërgjigjuE çuditshme që vrasësit nuk qenkan albanistanas…
PërgjigjuCa koment palidhje, ku dreqin jetoni ju qe beni keshtu komentesh se po jetoni ne shqiperi dhe dilni kaq hapur athere kemi mbaru si popull.
Trap,albanistanezet vrasin per ndonje trafik,grabitje,larje hesapesh ,rralle dhe per hasmeri dhe ketu nuk bejne dallim seksi dhe moshe,por per racizem asnjehehere. Per me vone po pregatiten kontigjente dhe per vrasje pikpamje fetare
Jane psikopatë njerëzit në vendet e zhvilluara i ka cmendur sistemi , policia arje ha bar ku është ? Anjësoj si në Norvegji ai psikopati tjetër vrau 87 veta dhe atëherë u kujtua shteti vk
PërgjigjuNuk ka cte beje policia. Po e ndau mendjen tjetri taksirati fatkeqeve