
Vetëm një ditë pas heqjes së barrikadave në veri të Kosovës kanë nisur tensionet në vend. Një burrë, i cili jeton në Leposaviç ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga dy persona. Ai thotë se personat që e sulmuan ishin të maskuar. Ata i kanë hequr gjithashtu edhe targat e makinës. Rasti po hetohet, por situata mund të ketë ndodhur për shkak të tensioneve që ekziston midis dy popujve, paçka se barrikadat janë larguar, por dy prej pikave kufitare qëndrojnë ende të mbyllura , në Bërnjak dhe Jarinjë.
“Leposaviq 28.12.2022 – 00:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar, ku të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Një ditë më parë u larguan barrikadat e vendosura në veri të Kosovës që bllokuan rrugët për 20 ditë. Barrikadat janë larguar në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviçit dhe të Zubin Potokut. Barrikadat në veri të Kosovës u hoqën pasi Dejan Pantiç iu zëvendësua masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. Tensionet në veri të Kosovës nisën pikërisht nga i njëjti emër, pasi Policia e Kosovës e arrestoi pasi dyshohet se ka kryer sulm ndaj zyrtarëve kosovarë. Pas arrestimit të tij, në shenjë revolte më 10 dhjetor, u vunë barrikadat nga serbët.
Lajmi kryesor:
Barrikadat në veri të Kosovës u hoqën një ditë më parë, hapen edhe 2 pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?
-
Po
31.4%
-
Jo
59.3%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 589
Lajme të tjera
-
BE kërkoi zgjedhje të parakohshme në 4 komunat e veriut të Kosovës, Rama: S’mund të jetë më e qartë se kaq! Të mos vazhdohet me planin absurd
3 Qershor, 16:35
-
BE: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, ose do të përballen me pasoja negative! Sa më shpejt zgjedhje të parakohshme
3 Qershor, 14:43
-
Historia e një borxhliu, që kërkonte sovranitet nga “fajdexhiu”
3 Qershor, 09:51
-
Zgjedhjet në veri të Kosovës, Kurti: Jemi dakord, por bandat e dhunshme duhet të kthehen në Serbi, ose do arrestohen te ne
3 Qershor, 08:36
-
Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet: Kryetarët të punojnë në godina të tjera! Vuçiç të tërheqë ushtrinë e vendosur në kufi
3 Qershor, 07:25
-
Tensionet në veri, Rama intervistë për BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo! Kosova dhe Serbia të ulen në tryezën e bisedimeve
2 Qershor, 23:00
-
Situata në Kosovë, Harxhi: Mund të shmangej! Deputeti Deliu: Vuçiç po viktimizohet në arenën ndërkombëtare! Qori: Ka shumë tension
2 Qershor, 22:49
-
Tensionet në veri, Kreu i Zubin Potokut për ‘Pa Protokoll’: Nuk e jap dorëheqjen, s’kam pse e bëj! Zgjedhjet e reja do përkeqësonin situatën
2 Qershor, 22:09
-
I vetëm kundër të gjithëve!
2 Qershor, 21:32
-
Mero Baze: Baballarët e kombit shqiptar dhe baballarët e shtetit të Kosovës, përballë Albin Kurtit
2 Qershor, 19:14
-
Tensionet në veri, Lajçak e Escobar javën tjetër në Kosovë! PE kërkon para ligjit sulmuesit e ushtarëve të KFOR! Vuçiç: Pres propozimin e Perëndimit
2 Qershor, 07:27
-
Ndërmjetësimi i Francës dhe Gjermanisë për tensionet në Kosovë, Rama: Tregon shpirtin e madh europian! Të plotësohen 3 kërkesat, përfshirë dhe asociacionin
2 Qershor, 07:20