Të paktën 10 persona u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në Luginën Bekaa të Libanit.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se goditi qendrat e komandës së Hezbollahut në zonën Baalbek, shkruan Reuters.
Ndërsa Hezbollahu deklaroi se tetë luftëtarë të saj, përfshirë një komandant, Hussein Mohammad Yaghi, u vranë nga sulmet izraelite.
Sulmet ishin ndër më vdekjeprurëset e raportuara në Libanin lindor në javët e fundit dhe rrezikojnë të vënë në provë një armëpushim të brishtë të ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Hezbollah, i cili është tensionuar nga akuzat e përsëritura për shkelje.
Izraeli dhe Hezbollahu ranë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-të në vitin 2024.
Që atëherë, palët kanë shkëmbyer akuza për shkelje të armëpushimit.
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë kanë ushtruar presion ndaj autoriteteve libaneze që të frenojnë armatimin e Hezbollahut , ndërsa udhëheqësit libanezë kanë paralajmëruar se sulmet më të gjera izraelite mund ta destabilizojnë më tej vendin, i cili tashmë është i goditur nga krizat politike dhe ekonomike.
Komente









