Aeroporti i Donetskut, bastion i rebelëve prorusë në lindje të Ukrainës, ishte nën goditjet e raketë hedhësve gjatë mbrëmjes së djeshme, njoftoi shtabi i përgjithshëm i operacioneve në ukrainë.

"Aeroporti i Donetskut nën kontrollin e forcave ukrainase ishte për katër herë rrjesht objekt i raketë hedhësve të shufishta të tipit Grad", njoftoi shërbimi për shtyp në një komunikatë duke sinjaluar sulme të tjera kundër pozicioneve ukrainase në rajonin e Donetksut.

"Këto sulme nuk bënë viktima", sipas të njëjtave burime.

Kievi dhe separatistët arritën të premten një marrëveshje armëpushimi i destinuar që t'i japë fund konfliktit që zgjat rrethë pesë muaj dhe ka bërë më shumë se 2 700 të vdekur dhe gjysmë milioni të shpërngulur./ATSH/