Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, analisti Leka: Gjuhë dhune! Nuk çon vota në 'arkën' e PD, por e dobëson atë

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur një ‘fushatë’ sulmesh ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Sa i takon shpalljes së tij kampion i antikorrupsionit, Berisha e cilësoi sot si një grusht shteti të Blinken kundër opozitës.

Sa i takon sulmeve në drejtim të SPAK e Dumanit, analisti Martin Leka në një intervistë për Report Tv thotë se kreu i PD duhet të distancohet nga kjo gjuhë dhune dhe force. Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Leka shprehet se Berisha nuk mund të ketë gjuhë të ashpër ndaj SPAK që përkrahet nga 80% e shqiptarëve. Leka thotë se një gjuhë e tillë nuk çon vota në arkën e partisë, por e dobëson PD.

“Janë sulme nuk nderojnë jo vetëm atë si kryetar partie. Ai ka një konflikt, se është i akuzuar nga SPAK, por sado i akuzuar të jetë, gjuha e ashpër e fortë ndaj një strukture e cila përkrahet nga 80% e shqiptarëve, është njësoj sikur të kesh gjuhë të ashpër kundër shqiptarëve që e përkrahin, gjuhë e papranueshme, e dënueshme dhe ai duhet të bëjë një hap pas në akuza të tilla që i drejtohen kryetarit Dumani, por edhe gjithë SPAK.

Jo thjesht me emra të ndryshuara, por me një gjuhë tipike force dhe dhune. Duhet të marrë fund menjëherë. Jo thjesht nuk i bën nder atij dhe nuk i çon vota në arkën e partisë, por e dobëson PD dhe atë personalisht. Nuk ka atë ardhme dhe fitues do jetë gjithmonë SPAK që përkrahet nga mbi 80% e shqiptarëve”, tha Leka për Report Tv.

Sa i takon deklaratës së Berishës se Blinken bëri grusht shteti ndaj opozitës duke shpallur Dum,anin kampion të antikorrupsionit, Leka e cilëson thjesht një përrallë.

“Është një përrallë që nuk e besojnë aq fëmijët e kopshtit dhe jo njerëzit. Të mendosh që DASH, që është fiks tempulli i demokracisë në botë, ka bërë grusht shteti ndaj një parti në një vend si Shqipëria, është tu tregosh përralla për vitin e ri fëmijëve.  

Berisha ka sulmuar këtë strukturë duke bërë bashkë ‘kreun e grupit të strukturës kriminale’ Dumanin me një grup me skenar amerikan Blinken. E kuptoni çfarë intuite fantashkencë duhet të këtë njeriu ta besojë këtë deklaratë. Akuzat e Berishës vijnë si shkak i faktit që dumani merr më 1 janar edhe kompetencat e KPK dhe KPA, në periudhën e mbetur pas mbarimit të këtyre strukturave. Është në vazhdën e sulmeve të Berishës kundër SPAK, e cila sigurisht ka marrë në dorë të pastrojë politikën shqiptare nga pandëhskueshmëria deri më sot”, vijoi Leka.

Për opozitën thotë se duhet të reformohet, e vetmja rrugë për t’u rikthyer në pushtet.

“Prandaj bën fushatë të tillë Rama, ai e ka të sigurt mandatin e 4 dhe opozita për fatin të keq do duhet nëse ka sado pak përgjegjësi morale dhe politike, do duhet të mendojë për shkurtimin e mandatit të 4 që do marrë Rama dhe të mendojë se si të reformojë vetveten në mënyrë që të jetë e aftë të vijë në pushtet të paktën në vitin 2029 me një parti të reformuar dhe vërtetë demokratike dhe gjithashtu me një parti të bashkuar”, përfundoi Leka.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

KPK mbyll mandatin, ambasadori i BE Gonzato: Të ruhet integriteti i gjyqësorit, arritje e madhe puna e këtyre 7 viteve

KPK mbyll mandatin, ambasadori i BE Gonzato: Të ruhet integriteti i gjyqësorit, arritje e madhe puna e këtyre 7 viteve