Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'

‘Dumani u shpall ndër më të mirët për luftën kundër korrupsionit dhe SHBA e ka marr në mbrojtje’, kështu është shprehur avokati Idajet Beqiri lidhur me sulmet e Sali Berishës ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit.

Në një intervistë mbrëmjen e sotme për ‘Frontline’ në Report Tv, ai u shpreh se sa kohë Berisha është në pozitë të vështirë do të ketë sulme të tilla që vijnë nga ai.

‘E ka në stilin e vet. Dumani u shpall ndër më të mirët për luftën kundër korrupsionit dhe SHBA e ka marr në mbrojtje. Egërsia e Berishës ndaj Dumanit tregon pozitën e rëndë që ai ka. Ai problemin e ka me 21 janarin dhe me Gërdecin që është duke përfunduar, është krim që e bëri kryeministri me familjen e tij. Ai ngarkoi Shkëlzenin dhe ai bashkë me Argitën bënë ata kasaphan. Ne do të kemi sulme të tilla të tija’, tha ai.

SPAK ka kërkuar kthimin e Berishës në arrest shtëpie, pasi GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Sali Berishës më 27 nëntor. Lidhur me këtë Beqiri u shpreh se Berisha nuk duhet që të ishte liruar, pasi ka rrezik që të prish provat.

‘SPAK është në të drejtën e vet ligjore, sepse gjykata ka bërë revokimin e masës së arrestit në shtëpi në kundërshtim flagrande me ligjin. Në këtë rast masa e sigurisë nuk duhet që të ndryshonte. Mundësia për të manipuluar provat dhe dëshmitarët janë evidente në rastin e tij, sepse çështja ka kaluar si hetim, por s’është bërë gjykimi. Berisha mund të prish provat dhe rasti është 21 janari. Ai zhduku provat dhe kamerat u fshinë, nuk u lejua prokuroria që të bënte hetime. Manipuloi raportet mjekësore dhe aktet mjekoligjore. Ai është manipulator dhe s’mund të thuash që s’ka rrezik më që ai të prish provat’, tha ai.

Të njëjtin qëndrim avokati pati edhe lidhur me vendimin e GJKKO për heqjen e sekuestros së banesës së nënës së Monika Kryemadhit. Ai tha se sekuestro nuk duhej të ishte hequr, pasi sipas tij nga aty ka nisur korrupsioni. 

‘S’mund të hiqet sekuestro mbi shtëpinë e mamasë së saj, sepse korrupsioni që aty ka lindur. Ata janë duke përdorur nënën e saj, se gjoja ajo është e pasur, por me ca u pasurua ajo. Nga doli ajo nga Dibra dhe u bë pronare në Tiranë e asaj prone. Ajo ishte një pronë shteti dhe mbi atë pasuri të shtetit u bë ajo kullë e madhe. Ilir metës nuk i është sekuestruar akoma Vila e Lalëzit, si mund të rrihet akoma duarkryq. Është qesharake që ve sekuestron dhe më pas e heq’, tha ai.

Një koment ai e pati edhe për pezullimin e licenës së tij të avokatit. Beqiri tha se këto janë sulme që bëhen nga krimi i organizuar, pasi ai ka në dorë dosje si 21 janari.

‘Po bëhen përpjekje që të pezullojnë licencën time, sepse kam në dorë dosjen për 21 janarin. Jemi në fazën e hetimeve intensive dhe ne po furnizojmë me fakte dhe prova. Po ashtu është çështja e vëllezërve Haklaj, edhe ajo është e rëndësishme, unë mbrojë familjet e viktimave. Është hapur edhe procesi për 21 akuzat që bënte Izet Haxhia kundër Sali Berishës dhe po çojmë prova të reja. Janë në pritje shqyrtimi rekursi për vjedhjen e floritit të Kërrabës. Krimi i organizuar dhe korrupsioni i lartë është mobilizuar që të më pengojë me çdo mjet, por unë po e ushtrojë profesionin si avokatë. Kam pasur edhe më parë presione të rënda, madje edhe me jetë’, tha ai.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adriana baxho: 17/12/2024 20:00

    nuk eshte ligjerisht korrekt ta quani avokat, pasi momentalishte nuk eshte ;)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj