Dy ditë më parë kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha sulmoi kryediplomatin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, duke e cilësuar si një lobist i Ramës në Bruksel.
Analisti Ilir Yzeiri tha se këto sulme të Berishës nuk janë të reja, veçanërisht për Perëndimorët.
Ai shtoi se Berisha për Perëndimorët është një figurë që nuk ka asnjë vlerë për këta të fundit.
“Kjo nuk është një gjë e re në narrrativën e Berishës, në sulmet që ai bën ndaj Gonzatos. Ai u ‘përkëdhel’ pak nga disa vizita që i bën përfaqësues të UCD-së gjermane. Kjo retorikë e Berishës kundër Perëndimit fillon që në vitin 1996 në zgjedhjet e famshme – kur ai u nda përfundimisht me perëndimin dhe pengoi të vinte në Shqipëri zëvendës ndihmësin sekretarin e jashtëm të asaj kohe. Berisha e la në Kosovë dhe nuk pranoi ta priste.
Sot ai është një figurë që nuk ka asnjë vlerë për Perëndimorët , por fatkeqësisht disa ambasdorë në Tiranë ndoshta të frustuar me qeverinë i çojnë mesazhe Berishës dhe ai i keqpërdor ato. Por megjithatë qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar Berisha është non grata. Berisha këto gjëra për konsum vetjak për shkak të pozitës që ka në politikë, ku shfaqet i dëshpëruar në ato protestat me molotovë. Lëvizjet e Salianjit i ka dhënë një goditje Berishës, dhe kjo shihet nga fakti që Salianji arrin t’i mbushë sallat”, tha Yzeiri.
Lajmi kryesor:
Gjyqtarja refuzoi kamerat në seancën për Metën, Yzeiri: Vendim nga frika! Ndaj Veliajt po ushtrohet dhunë juridike! Çështjet që akuzohet, maskaradë e Ols Dados










