Sulmet e KZAZ-së Tropojë, shkon në nëntë numri i të arrestuarve

Sulmet e KZAZ-së Tropojë, shkon në nëntë numri i të arrestuarve

Pas tensioneve në Tropojë me datë 18 qershor, ku punonjës të bashkisë kanë shqyer derën e muzeut të qytetit duke marrë materialet zgjedhore dhe duke i hedhur më pas në rrugë, është vënë në pranga edhe një person i cili ishte shpallur në kërkim.

I arrestuari me inicialet S.M., 43 vjeç, është banues në fshatin Bujan, Tropojë.

Kujtojmë se, menjëherë pas kësaj ngjarjeje u arrestuan 7 persona, ndërsa një tjetër u arrestua me datë 22 qershor, duke shkuar kështu në nëntë të ndaluar gjithsej.

Sipas policisë, ndalimi i 43 vjeçarit u bë si i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri