Sulmet e Metës dhe Bashës për drejtësinë e re/ Shefja e ONM-së: Po tronditet sistemi i korruptuar

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera u ka kthyer një përgjigje të fortë të gjithë atyre që sulmojnë drejtësinë e re, por edhe misionet e BE-së në Shqipëri, mes të cilëve kanë qenë Presidenti Ilir Meta që ka sulmuar Euralius dhe reformën e ka cilësuar si 'Ramaformë', por edhe Lulzim Basha, që ka akuzuar se e ka kapur Edi Rama. Shefja e ONM në një intervistë për Zërin e Amerikës u shpreh e bindur se procesi i Vettingut ka dhënë një mesazh për ata që kanë abuzuar me pushtetin. “Sulmet në rritje ndaj reformës në drejtësi, Vetting-ut dhe ONM-së, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe misioneve tona të asistencës së BE në këtë drejtim janë shumë domethenëse. Këto pretendime janë të pabazuara dhe të papranueshme, por ne i shohim ato si një konfirmim që Vetting-u po trondit themelet e një sistemi të korruptuar. Shpresojmë që ndryshimi në gjyqësor të forcojë profesionalizmin, aftësinë dhe guximin e magjistratëve të sapoemëruar për të luftuar korrupsionin.Disa ditë më parë, me rastin e përurimit të Pallatit të ri të Drejtësisë në Tiranë, unë ndoqa një ceremoni diplomimi të Shkollës së Magjistraturës. Unë isha shumë krenare që pashë gjyqtarë dhe prokurorë të rinj që merrnin detyrën dhe të betoheshin për t'i shërbyer Kushtetutës”- pohon Genoveva Ruiz Calavera shefja e ONM.

Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera tha se ky proces synon kthimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë. “Procesi i rivlerësimit (i njohur si vetingu) u fillua me objektivin kushtetues të rikthimit të besimit të publikut në sistemin gjyqësor, duke pastruar radhët e sistemit të drejtësisë nga zyrtarët e korruptuar. Seancat dëgjimore janë publike dhe institucionet e mbajnë publikun të informuar për arsyetimin e vendimeve të vetingut. Numri i madh i magjistratëve që japin dorëheqjen ose janë duke u larguar nga puna konfirmon se ky është një proces serioz për rinovimin e gjyqësorit. Janë marrë masa serioze për të siguruar ekuilibrat dhe garancitë e nevojshme për pavarësinë e organeve të vetingut, në veçanti për të siguruar mungesën e ndonjë roli vendimmarrës ose përfshirjes së nivelit politik në to. Vëzhguesit tanë ndërkombëtarë po monitorojnë nga afër çdo hap të vendimmarrjes në të gjitha rastet e vetingut. Deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë për ndërhyrje politike ose presion tjetër të padrejtë të jashtëm apo të brendshëm”- pohon Genoveva Ruiz Calavera shefja e ONM.

Rivlerësimi i afro 700 prokurorëve dhe gjyqtarëve pritet të përfundojë në vitin 2026. Angazhimi i operacionit ndërkombëtar të monitorimit do të jetë deri në fund të këtij procesi me rekomandime dhe opinione duke përfshirë edhe mendime kundërshtuese nëse është e nevojshme. “Për më tepër, ne kemi dhënë kohët e fundit 42 milion € nga fondet e BE-së në një program të ri drejtësie që do të ndihmojë në konsolidimin e reformës. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të raportojmë në detaje për situatën e Shqipërisë në raportet e Komisionit. Siç e shihni, angazhimi i BE-së në Shqipëri është i shumëanshëm dhe shumëdimensional sepse ne duam të shohim rezultate konkrete dhe të matshme për realizimin e shtetit të së drejtës. Kjo është jetike për të mbrojtur qytetarët dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik, aq shumë të nevojshëm për të siguruar që brezat e rinj të qëndrojnë në këtë vend të bukur ku kanë lindur pa pasur nevojë të kërkojnë një të ardhme më të mirë jashtë vendit”- shprehet Genoveva Ruiz Calavera shefja e ONM.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • juristi: 08/08/2019 22:17

    Juve zonje me deklarimet tuaja justifikoni vetem rrogen e larte qe merrni ne nje vend te varfer si Shwiperia. Ne cilin shtet tjeter aplikohet kjo lloj reforme? Cfare pergjigje keni ju per standartet e ndryshme qe ndjek kpk? Pse gjyqtare te korruptuar dhe prokurore qe e kane mire me qeverine kalojne vetingun? Jeni per te ardhur keq vertet kur mbyllni syte para faktit qe Gjykata e Larte eshte jashte funksionit dhe se shpejti edhe apelet. Kjo eshte reforma juaj? R.I.P ONM

    Përgjigju
  • Robshi PPPD Becheti 140: 08/08/2019 20:41

    Po mi shoqe po rroga jote dhe e gjithë ONMse dhe lekët e hedhura nga BE dhe USA kanë shkuar në drejtimin e duhur... pu a është se nuk e vlerëson dot veten njeriu po duhet ta vlerësojnë të tjerët... ti merr rrogën për këtë veting si do thuash ndryshe... puna është a ka shtet në botë me këtë sistem katrahure që keni bërë... sa per tu diplomuar të rinjtë çdo vit ose 2 vjet janë diplomuar ska lidhje me vetingun... kujdes fondet...

    Përgjigju
  • Keli: 08/08/2019 20:33

    Po mi Zonje po por ato 42 milione po i merrni rroga per vete dhe per njerezit tuj me nga 20 mije euro ne muj dhe po ia faturoni ndihme popullit shqiptar.

    Përgjigju
  • redi: 08/08/2019 19:55

    Zonja Calavera, ju dhe koleget e there e ka 30 vjet qe europian jeni miqte me te mire te popullit shqiptar ,qe ka 30 vjet qe nuk po sheh shtetin e se drejtes

    Përgjigju
    • Pipi: 08/08/2019 21:28

      Po mire o shoku, beje vete. Ke 30 vjet qe spo e ben dot vete edhe ankohesh per leket e BE-se.

  • Altini: 08/08/2019 19:52

    Po Rama & Co kur na doli I ndershem?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja