Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka miratuar një kërkesë nga Shtabi Qëndror amerikan, përgjegjës për forcat amerikane në Lindjen e Mesme, për të dërguar një grup të quajtur “amfib”, të gatshëm për veprim dhe një njësi të marinsave të lidhur me të.

Sipas zyrtarëve, kjo njësi zakonisht përbëhet nga disa anije luftarake dhe rreth 5.000 marinsa. Anija luftarake USS Tripoli, e vendosur në Japoni, dhe marinsat që i janë caktuar asaj, janë nisur drejt Lindjes së Mesme, thanë dy nga zyrtarët.

Sipas mediave amerikane, grupi i sulmit mund të caktohet në një operacion për të pushtuar ishullin Iranian Kharg në Gjirin Persik, i cili përbën afërsisht 80% të eksporteve të naftës së Teheranit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Anijet të tregojnë guxim dhe të kalojnë Ngushticën e Hormuzit! SHBA-të dërgojnë 5,000 marinsa në Lindjen e Mesme! NATO rrëzon një raketë iraniane në hapësirën turke