Siguri ndaj hakerave/ SHBA dhe BE: Japim 70 mln dollarë në mbështetje të mbrojtjes kibernetike! Çuçi: Kemi barrën e madhe për të garantuar të dhënat

50 milion dollarë nga SHBA dhe 15 milion euro nga BE jepen për të ndërtuar një mur të fortë përballë sulmeve kibernetike ndaj vendin tonë. Financimet u garantuan nga Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ajo e BE Christiane Hohmann në takimin e mbajtur rreth sfidave të sigurisë përballë këtyre sulmeve.

‘Ne duhet të identifikojmë mbrojtjen tonë kolektive. 50 milionë dollarë në mbështetje të mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë dhe ky është vetëm fillimi.’- tha Kim.

‘Jo vetëm SHBA, Izraeli, por dhe BE-në që i erdhi në ndihmë Shqipërisë. Ndihma jonë për përkrahjen e digjitalizimit, duke përfshirë këtu dhe sigurinë kompjuterike, shkon në shifrën e 15 milionë eurove në vitet e ardhshme.’- u shpreh Hohmann.

Ministrat shqiptarë të pranishëm në këtë takim veçuan nismat kronkret të ndërmarra për ngritjen e një arkitekture të re të mbrojtjes kibernetike.

‘Kemi një financim nga SHBA prej 24 milionë euro për ngritjen e Qendrës Operacionale të Trajnimit dhe kemi gjithë paketën e nevojshme për të pasur një njësi të mbrojtjes kibernetike të gjithë sistemeve tona. Kemi trefishuar strukturën dhe burimet njerëzore në njësinë tonë ushtarake të sigurisë kibernetike.’- u shpreh ministri Niko Peleshi.

 ‘Një zhvillim konkret në rajonin tonë, është ngritja e Qendrës për Rritjen e Kapaciteteve Kibernetike në Ballkanin Perëndimor e ngritur në Podgoricë. Kjo qendër synon forcimin e kapaciteteve reaguese operacionale dhe institucionale të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.’- u shpreh Xhaçka.

‘Vetëm përgjatë këtij viti kemi planifikuar 7.6 herë më shumë investime në teknologji për Policinë e Shtetit se viti i shkuar.’- tha Çuçi.

Në këtë tryezë diskutimi iu bë thirrje të rinjve të bëhen pjesë e trajnimeve për mbrojtjen kibernetike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:48
Sulmet kibernetike, ambasadorja e BE-së: Nxori në pah partnerët që i qëndrojnë në krah Shqipërisë, të përmirësohen sistemet

 

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann, në konferencën për sigurinë e kibernetike, u shpreh se sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë vitin e kaluar, tregoi edhe partnerët që i qëndruan në krah vendit tonë.

‘Sulmet bëra vjet bënë mjaft dëm, por nxitën diçka tjetër diçka të rëndësishëm. Nxori partnerët që i qëndrojnë përkrah Shqipërisë. Ju keni parë jo vetëm SHBA-në Izraelin, që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, për t’ju kundërvënë, por edhe punën afatgjatë që duhet bërë për të përmirësuar sistemet. Njësoj si me SHBA-në edhe BE solli ekipet e veta për mbrojtjen kibernetike. Be është lider lidhur më mbrojtjen kibernetike. Është një detyrë që duhet ta marrim seriozisht, pasi zbatimi i strategjisë për sigurinë kibernetike. Sulmet kibernetike kanë goditur disa shtete, jo vetëm Shqipërinë, por është detyra jonë të marrim mësimet e duhura dhe të reagojmë në mënyrë më të fortë.’- u shpreh ambasadorja e BE-së.

Ora 10:46
Siguria Kibernetike, Yuri Kim: Sulmet nga Irani e të tjerë nuk do të ndalen! Ne duhet të jemi gati

 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim tha se 50 milionë dollarët  që vendi i saj i ka dhënë Shqipërisë për të forcuar mbrojtjen kibernetike është vetëm fillimi. 

SHBA dënoi Iranin dhe shprehu mbështetjen e plotë për Shqipërinë përballë këtij sulmi. Duke filluar nga muaji korrik SHBA-të kanë dërguar vazhdimisht pa ndërprerje ekspertët tanë më të mirë për të punuar me shqiptarët. Për të analizuar, për të identifikuar dobësitë e mundshme dhe për të marrë masat.  Dy javë më parë, ministri juaj i Mbrojtjes diskutoi përgjigjen tonë të përbahskët për sigurinë kibernetike me Sekretarin tonë të Mbrojtjes. Ju nuk jeni vetëm në përgjigjen ndaj sulmit kibernetik. Ne duhet të identigikojmë mbrojtjen tonë kolektive.  50 milionë dollarë në mbështetje të mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë dhe kjo është vetëm fillimi”, tha Kim. 

Duke nënvizuar edhe një herë se SHBA do të bëjnë gjithçka që Shqipëria të mbrojë veten, Kim tha se sulmet Shqipëria dhe vendet e tjera perëndimore duhet të jenë të përgatitura pasi sulmet nga Irani dhe të tjerë do të vazhdojnë. 

“Sulmet nga Irani dhe të tjerë do të vazhdojnë të jenë kërcënim edhe në të ardhmen, nuk do të zhduken. Ne duhet ta kemi parasysh këtë. Nuk ka një ‘plumb’ magjik për ta zhdukur”, tha ambasadorja Kim.

Ora 10:36
Ministrja e Jashtme: Fokusi kryesor i punës sonë diplomatike për sulmet kibernetike ka qenë me SHBA

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, në konferencën e organizuar për sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri u shpreh se fokusi kryesor i punës diplomatike për sulmet kibernetike ka qenë me SHBA-në. Sipas ministres, MEPJ do të vazhdojë ta trajtojë sigurinë kibernetike si një prioritet në çdo aspekt të punës së saj.

'Besoj që nuk e teproj kur them që sulmi i 15 korrikut ishte një nga ngjarjet më të rënda që ka përjetuar vendi ynë në dekadat e fundit. Në mënyrë krejt të paprovokuar, vendi ynë u bë objekt i një sulmi të organizuar nga një aktor shtetëror.  Jo nga ndonjë aktor shtetëror çfarëdo, por nga Irani, një fuqi e madhe me një CV të pasur sulmesh të organizuara e sponsorizuara qoftë në Lindjen e Mesme por edhe më gjerë. Një vend, që është identifikuar tashmë si autori i kushedi sa sulmeve me dronë e raketa në Lindjen e Mesme, ku spikasin padyshim sulmet kundër vendeve mike me Shqipërinë në Gjirin Persik apo rrëmbimet e anijeve, sponsorizimet e sulmeve terroriste, etj. Ishte një vendim i padëshiruar nga ne, por që besoj që i bën nder Shqipërisë, fakti që pas këtij sulmi ne shkëputëm marrëdhëniet diplomatike me Iranin.   Siç e thashë, sulmi ishte krejtësisht i paprovokuar. Askush nuk e priste një sulm të këtyre përmasave e aq me pak nje sulm te organizuar nga një aktor shtetëror. Kolegët e AKSHIT e AKCESKUT më kanë treguar më pas, që sistemet tona qeveritare, infrastruktura jonë digjitale i nënshtrohet çdo ditë – cdo ditë – një numri të jashtëzakonshëm sulmesh kibernetike nga individë e organizata kriminale, por këto sulme nuk ia kishin dalë kurrë të komprementonin këto sisteme.

Ajo që ndodhi në 15 korrik ishte dicka e një magnitude e shkalle krejtësisht të re sigurisht. Ky ishte një sulm të cilit nuk do t’i kishin rezistuar dot më mirë  as vende me shumë më tepër eksperiencë, me kapacitete shumë më të mëdha, e me risurse financiare shumë herë më të mëdha sesa tonat.

15 korriku ishte një akt agresioni shtetëror të paprovokuar kundër një vendi të pavarur e sovran. Nuk u sulmuam me raketa e me dronë e eksplozivë dhe nuk pati ndërtesa të shkatërruara e të vrarë nëpër rrugë, kjo eshte e vertete. U sulmuam me kode e tastiera por nëse sulmi do të kishte qenë i suksesshëm në nivelin e parashikuar nga autorët e tij, do të kishin shkaktuar në infrastrukturën tonë digjitale dhe në infrastrukturën tonë të shërbimeve një dëm po aq të madh sa kanë shkaktuar në qytetet e Ukrainës raketat e bombat ruse. Pasojat per qytetaret shqiptare do te kishin qene te jashtezakonshme.

Ky nuk është një ekzagjerim, pasi Shqipëria ështe sot një vend, që ofron 95% të shërbimeve online dhe nëse ky sulm do të kishte qenë i suksesshëm aftësia jonë për të ofruar shërbimet do të ishte kompromentuar shumë. Akoma më shumë do të ishte kompromentuar besimi i qytetarëve tek këto sisteme duke i dhënë kështu një goditje të rëndë njërës prej reformave më të rëndësishme të qeverise sone. Nje reforme qe jo vetëm që ka rritur standardin e shërbimeve por ka rritur edhe transparencën, ka shmangur sportelet, duke dhënë një kontribut të ndjeshëm në luftën kundër korrupsionit.

Sa më sipër, janë disa nga argumentet kryesore që kemi diskutuar gjatë këtyre muajve me të gjithë partnerët dhe aleatët, qoftë në NATO, në BE, por edhe më gjerë, ku do të veçoja me mirënjohje sidomos Izraelin e Emiratet e Bashkuara Arabe me të cilat sot kemi një bashkëpunim vërtet të dobishëm në fushën e sigurisë kibernetike. E vërteta është që asnjë vend në botë, nuk është sot i aftë të përballojë i vetëm sfidat e  sigurisë kibernetike. Këto sulme, fatkeqësisht janë bërë sot një pjesë thelbesore e strategjisë së luftës hibride që përdorin vende si Irani, Rusia, Koreja e Veriut etj, në përballjen me Perëndimin dhe familjen e kombeve demokratike ku ben pjese edhe Shqiperia. Dhe në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe të pasojave që ka prodhuar ajo për arkitekturën e sigurisë dhe sistemin ndërkombëtar të bazuar tek rregullat, kemi çdo arsye të mendojmë që sulmet kibernetike vetëm sa do të shpeshtohen.

Për fat të mirë nuk jemi vetem. Ky është një vlerësim e nje shqetesim që e ndajnë të gjithë aleatët e partnerët. Si kurrë më parë, çështja e sulmeve kibernetike, apo më saktë, e nevojës për të ngritur kapacitete mbrojtëse ndaj këtyre sulmeve po bëhet më qendrore në çdo organizatë ndërkombëtare ku ne bëjmë pjesë, duke filluar nga NATO e BE deri tek OSBE apo Kombet e Bashkuara.

Gjatë këtyre muajve, Shqipëria e ka trajtuar këtë çështje në çdonjërin prej këtyre forumeve. Sot mund të ndaj me kolegët lajmin që në vitin e dytë të mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit siguria kibernetike do të jetë një nga temat kryesore që do të trajtohen për të gjeneruar mbështetje e bashkëpunim me sa më shumë vende.

E padyshim, në çdo angazhim tonin me BE dhe NATO, por edhe në angazhimet bilaterale, siguria kibernetike, nevoja për ta trajtuar këtë çështje si një çështje të sigurisë tonë kolektive e për të mbështetur të gjithë vendet aleate, është kthyer sot në një kryefjalë të punës tonë diplomatike. Bashkimi Evropian për shembull, po luan një rol kyç në krijimin e strategjive të përshtatshme të sigurisë kibernetike, politikave dhe legjislacionit në modelin e ENISA (Agjencia e BE-së për Sigurinë Kibernetike) apo me asistencë teknike dhe ekspertizë përfshirë vendet kandidate në BE si Shqipëria. Një zhvillim konkret në rajonin tonë, është ngritja e Qendrës për Rritjen e Kapaciteve Kibernetike në Ballkanin Perëndimor të ngritur në Podgoricë me mbështetjen e Francës dhe Sllovenisë e cila përveç trajnimit të operatorëve dhe ekspertëve nga i gjithë rajoni, do të synojë të forcojë kapacitetet reaguese operacionale dhe institucionale të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por padyshim, fokusi kryesor i punës tonë diplomatike përsa i përket përballimit të sfidave të sigurisë kibernetike ka qenë me aleatin dhe partnerin tonë strategjik, Shetet e Bashkuara te Amerikes të cilat na u gjendën pranë me kapacitete e mbështetje që në momentet e para të sulmit të 15 korrikut.

Çështja e sigurisë kibernetike dhe të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë si një aleat dhe partner i besueshëm, ishte një nga pikat kryesore të diskutimit gjatë dialogut strategjik që ne zhvilluam në Uashington në tetor. Ne kemi diskutuar tashmë hapur e pa doreza me SHBA për nevojën e madhe që kemi për mbështetje qoftë përsa i përket përballimit të fazës emergjente të sulmit, qoftë përsa i përket ngritjes së kapaciteteve dhe infrastrukturës së nevojshme që do t’i lejonte Shqipërisë të përballonte akoma më mirë sulme të tilla në të ardhmen.

Unë jam e inkurajuar që Shtetet e Bashkuara e kuptojnë nevojën për ta mbështetur Shqipërinë dhe kanë gatishmërinë për ta mbështetur Shqipërinë jo thjesht sepse Shqipëria është një aleat e partner i besueshëm, por edhe sepse kjo ne fakt eshte nje sfide e perbashket dhe nje kercenim per sigurine e te gjitheve ne. Prandaj besoj qe ne muajt ne vijim bashkepunimi yne me SHBA ne kete fushe do pershpejtohet duke prodhuar rezultate konkrete.Unë jam shumë e kënaqur nga bashkëpunimi që kemi pasur me të gjithë kolegët në këtë përpjekje të përbashkët. MEPJ do të vazhdojë ta trajtojë sigurinë kibernetike si një prioritet në çdo aspekt të punës së saj dhe nuk kam asnjë dyshim, që duke punuar ngushtë së bashku ashtu siç kemi bërë gjatë këtyre muajve, do të arrijmë t’i sigurojmë vendit kapacitetet dhe infrastrukturën e nevojshme për të përballuar sfidat e sigurisë të një epoke vërtet shumë të pasigurt për rajonin, Europën dhe mbarë botën.'- u shpreh ministrja.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/02/2023 03:02

    70 milion $ ja dhane dhe keta /pastrueses/ per t'jua ruajtur! Kini kujdes se keta po te perseritet prape sulmi kibernetik do t'ju kerkojne llogari cent per cent se si i keni perdorur.

    Përgjigju
  • Aleks: 07/02/2023 13:43

    Pasi e bene me barre dhe degjeneruan te dhenat tona personale per qellim intimidimi dhe korruptimi politik, tani i fusin dhe nje dore te mire per te kapur ca para.

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/02/2023 11:26

    ”Siguri” kibernetike në bashkpunim me qendrim ”humanitäre” ruse në Nish… Edvin shkjau shqipfolës ështé tradhtar por edhe fashist një sojë si shefi i tij Putini …!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'