Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako zhvilloi një takim me Atasheun Ligjor të FBI-së Jack Liao së bashku me Zv/atasheun Michelle Miller dhe Agjentin Special të Krimeve Kibernetike Dustin Overby.
Atasheu i FBI-së vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm të Policisë së Shtetit me FBI-në, luftën që po bën Policia e Shtetit kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit.
Çako falenderoi Atasheun e FBI-së për mbështetjen dhe besimin, si dhe theksoi angazhimin maksimal të Policisë së Shtetit me autoritetet e zbatimit të ligjit të SHBA - së për të shkëmbyer informacion në kohë reale mes dy institucioneve për të luftuar Krimin e Organizuar dhe Terrorizmin.
Çako dhe Liao theksuan domosdoshmërinë e forcimit akoma më shumë të bashkëpunimit mes FBI-së dhe Policisë së Shtetit.
Përfaqësuesit e FBI-së janë oficerë rajonalë të kontaktit, me seli në Sofie - Bullgari me përgjegjësi për marrëdhëniet e FBI-së me autoritetet shqiptare dhe bëjnë vizita të rregullta koordinuese për të diskutuar çështje me interes të ndërsjelltë të zbatimit të ligjit.
[gallery]23031[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO