Sulmet kibernetike të Iranit në vendin tonë, çuan sot kryeministrin Edi RamaIzrael. Vizitën e tij, kreu i qeverisë e nisi me homologun e Izraelit, Lapid. Teksa ndau disa foto nga takimi, Rama shkruajti se me kryeministrin, Yair Lapid u takua për për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.’

Sipas mediave izraelite, Kryeministri Lapid u zotua t’i ofrojë ndihmë vendit ballkanik kundër kërcënimeve kibernetike iraniane, pak pasi Tirana ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin.

“Irani është një kërcënim i përbashkët për Izraelin dhe Shqipërinë. Ne e pamë këtë në sulmet kibernetike iraniane kundër Shqipërisë së fundmi. Izraeli do të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur në përpjekjet kundër Iranit; Ne e shohim këtë si një interes kombëtar dhe një detyrë historike”, mësohet të ketë thënë Lapid.

Ai e quajti Shqipërinë “një mik të vërtetë të Izraelit për dekada”, ndërsa përmendi “vendin e veçantë” që vendi ka në historinë hebraike për shkak të përpjekjeve të popullit shqiptar për të shpëtuar jetë hebreje gjatë Holokaustit.

Në këtë vizitë, kryeministri shqiptar shoqërohet nga minister Ibrahimaj e Muzhaqi ndërsa takime do të zhvillojë edhe me presidentin Isaac Herzog dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu. Kjo vizitë e Ramës në Izrael vjen pas sulmeve kibernetike që qeveria e Iranit ndërmori ndaj Shqipërisë. Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. 

Më 10 shtator, hakerat iranianë sulmuan sistemin TIMS. Irani nuk e fshehu se kishte gisht në këtë sulm pasi në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar shfaqej mesazhi: "Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës dhe kjo lojë do të vazhdojë". Pasi u konfirmua se sulmi ishte ndërmarrë nga qeveria iraniane, Shqipëria prishi marrëdhëniet diplomatike me Iranin. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:25
Zbardhet takimi i dy kryeministrave: Shqipëria dhe Izraeli do të bashkëpunojnë për kërcënimet kibernetike iraniane

1666553368_3114519366614375953519052280794859362907954n.jpg

Udhëheqësit e Izraelit dhe Shqipërisë ranë dakord të punojnë së bashku për të luftuar kërcënimet kibernetike iraniane, sipas një deklarate nga Zyra e Kryeministrit të Izraelit.

Kështu raporton media e Izraelit, sipas së cilës, Kryeministri Lapid u zotua t’i ofrojë ndihmë vendit ballkanik kundër kërcënimeve kibernetike iraniane, pak pasi Tirana ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, si reagim ndaj një sërë sulmesh kibernetike që i atribuohen Republikës Islamike.

 “Irani është një kërcënim i përbashkët për Izraelin dhe Shqipërinë. Ne e pamë këtë në sulmet kibernetike iraniane kundër Shqipërisë së fundmi. Izraeli do të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur në përpjekjet kundër Iranit; Ne e shohim këtë si një interes kombëtar dhe një detyrë historike.” Lapid tha në fillim të takimit të tyre.

Kryeministri i Izraelit e quajti Shqipërinë “një mik të vërtetë të Izraelit për dekada”, ndërsa përmendi “vendin e veçantë” që vendi ka në historinë hebraike për shkak të përpjekjeve të popullit shqiptar për të shpëtuar jetë hebreje gjatë Holokaustit.

Të dy krerët ranë dakord gjithashtu të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë në fushat e turizmit dhe tregtisë.

Ora 16:42
Rama takon kryeministrin e Izraelit, në fokus të bisedimeve bashkëpunimi dypalësh në sigurinë kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka publikua disa foto ku duket me kryeministrin e Izrealit Yair Lapid. Rama shkruan se në qendër të bisedimeve është siguria kibernetike e mbrojtjes, ekonomisë dhe turizmit.

‘Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.’- shkroi Rama përbri fotove.

 

Ora 12:04
Rama mbërrin në Izrael, takohet me përfaqësuesit e qeverisë izraelite

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Izrael, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Yair Lapid. Rama ka ndarë foto teksa ka zbritur nga avioni dhe po takon përfaqësuesit e qeverisë izraelite.

"Për vizitën zyrtare në Izrael me ftesë të kryeministrit, Yair Lapid", shkruan Rama.