Sulmet kibernetike, Spiropali: Kemi gati planin për forcimin e sigurisë! U kemi dërguar raportin aleatëve, DASH, NATO-s dhe Komisionit Europian

TIRANË- Qeveria e ka gati planin për të forcuar sigurinë kibernetike pas sulmeve që u ndërmorën nga Irani ndaj portalit qeveritar dhe sistemit TIMS. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në Komisionin e Ligjeve. Spiropali nuk zbuloi shumë detaje, pasi tha se në këtë fazë projekti është konfidencial.

Ajo bëri me dije se një raport mbi sulmet kibernetike i është dërguar edhe aleatëve ndërkombëtar, konkretisht DASH, Komisionit Europian dhe NATO-s, të cilët kanë premtuar edhe mbështetje për Shqipërinë sa i përket kësaj çështjeje.

Ministrja tha se sulmet kibernetike nuk kanë shkaktuar dëme serioze të rrjedhjeve të ët dhënave, por theksoi se forcimi i sistemeve është shumë i rëndësishëm, prandaj ky plan do të jetë i kushtueshëm. Ajo kërkoi mirëkuptimin e opozitës, ndërsa u bëri thirrje që të ulen të diskutojnë dhe më pas kur ky plan të vijë në Kuvend ta miratojnë.

“Nuk është një grup fëmijësh që gjunjëzoi shtetin shqiptar, ja që paska qenë një sulm i sponsorizuar nga një shtet armiqësor, që ne kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike. Ka reaguar SHBA, aleatët, NATO. Është sulm shumë serioz mbi sistemet tona. A janë dëmtuar të dhënat në mënyrë të pakthyeshme? Jo.  A janë shkatërruar shërbimet që ofrohen përmes sistemit tonë digjital? Jo. Pra kemi mbërritur që të parandalojmë një dëm që mund të kishte shkatërruar sistemin e shërbimeve qeveritare. A kem një plan për në vazhdim? Ky plan në këtë fazë është konfidencial. Një raport i plotë është dorëzuar në DASH, Komisionin Europian, NATO, dhe në momentin që do vijë edhe për buxhetim në parlamentin shqiptar, këto janë projekte madhore të cilat kanë të bëjnë me ngritjen e sistemeve të back up me dhoma, që normalisht do të kushtojë shumë. Të gjithë bashkë, duhet të diskutojmë dhe patjetër edhe të miratojmë këtë mbështetje për këto sisteme", tha ministrja. 

Edhe kreu i Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar (DSIK), Dorian Tola, garantoi se sulmi në sistemet online nuk ka prekur informacionet që cënojnë sigurinë kombëtare.

‘Nuk kemi të dhëna që ato janë sulmuar, pasi ruhen në servera lokalë “Informacionet e dala në media nuk janë informacione të dala nga rrjetet tona të klasifikuara, janë informacione që  janë përdorur në sisteme të paklasifikuara dhe kjo ka të bëjë me një përgjegjësi individuale’.- tha ai.

Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë, ndërsa rikthimi në normalitet i të gjitha shëbrimeve u bë pas 4 javësh. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Ndërsa më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS. Ky sulm ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 20/09/2022 17:22

    Mos thoni aleatët por padronët tanë që bëjnë cfarë u do qejfi

    Përgjigju
  • Epri: 20/09/2022 16:26

    Deshtim total i shtetit. Te dalin ne media korespodencat e te parit te policise perfundimisht shteti eshte ber qesharak.Nuk e kuptoj ato miliona euro qe ndajne per mbrojtjen e te dhenave pse nuk u kerkojne demshperblim te pakten te marim leket se mbrojtja deshtoj.

    Përgjigju
  • bobi: 20/09/2022 11:56

    Shume flm miqve e partnereve por merrni masa duke zgjedhur nxenesit me te mire ne shkollat tona dhe duke i futur ne nje provim ku te zgjidhen me te miret e me te mirev.Pastaj dergojini ne perendim te behen te zot dhe tu garantohet me 1 ligj special te nepunesit civil qe ti sherbejne atdheut dhe kombit bashke me partneret tane.Ne duhet te kemi pregatitur dhe specialistet tane qe te paguhen me shume se te gjithe dhe te mbajne pergjegjesi per punen e tyre.Vetem keshtu do jemi ok nga sulmet e keqdashesve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë