Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një deklaratë para kryeministrisë për sulmet kibernetike në platformat e qeverisë. Kreu i qeverisë ka thënë se ky është një agresion kriminal ndaj vendit tonë i organizuar nga 1 shtet. Rama tha se ka dyshime për dy shtete por nuk përmendi se cilët mund të jenë pasi kjo është një çështje delikate.

'Kemi punuar ose më saktë skuadra e AKSHI ka punuar natë dhe ditë, ditë dhe natë. Do të kemi një konferencë të përbashkët kur gjithçka të ketë përfunduar dhe skuadra nga SHBA të mos ketë më nevoje të qëndrojë në tryezë.

Së pari sulmi nuk është një sulm nga hakera të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpesh herë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve shumë më të mëdha duke bllokuar dhe sisteme kritike për të vendosur gjoba të majme. Ky është një agresion i organizuar nga një shtet.

Nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një prej prej dy shteteve të dyshuara., Kjo është pjesa më delikate. Roli i disa burimeve të informacionit ka qenë destruktiv dhe i papranueshëm për një shoqëri demokratike të informacionit', tha Rama.

Teksa u pyet se më konkretisht se cilat shtete mund të kishin 'gisht' në këtë sulm Rama refuzoi t'i përmendte pasi sipas tij nuk mund të përgojonte dy shtete.

'Kemi qenë në një luftë me agresor që bombardonte nga të gjitha anët rrjetet tona në hapësirën virtuale. Nuk mund të marrim përgojoj dy shtete. Ky sulm i fortë ka treguar forcën e sistemit tonë, është gjithçka që ndodh. Brenda kësaj fundjave do të risistemohet pas bombardimit.'- tha Rama.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë pati edhe kritika sa i përket 'Top Channel' i cili sipas kryeministrit ka luajtur një rol destruktiv dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike. Rama shtoi se ky kanal është angazhuar në një fushatë dezinformimi.

'Roli i disa burimeve të informacionit me në krye TCH ka qenë një rol destruktiv dhe i papranueshme për një shoqëri demokratike. Nuk e kuptojmë arsyen pse TCH është angazhuar me një fushatë deziformimi masiv që në kushtet kur bëhet fjalë për të dhëna, për shumë çka që lidhet me bazën e shteti krijon panik., Nuk është në praktikën tonë të ndërmarrim hapa gjyqësor ndaj mediave por është e pamundur të gjehet se pse dhe si mund të adresohen lajthitje të këtyre përmasave. Nuk dua të bëj asnjë akuzë, për të thënë gjerë të pavërteta. Jo është vënë gjobë 30 mln euro.'- tha kryeministri. 

Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht për shkak të një sulmi kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Burime për Report Tv bënë me dije se ka dyshime që sulmi mund të jetë rus. Kjo vjen pas sanksioneve që ka vendosur Shqipëria ndaj Rusisë dhe qëndrimin që mban për luftën në Ukrainë.

Sulmi klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Kështu deklaroi Kryeministria përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat të hënën. Qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta.

Sulmi është pikasur mesditën e së premtes, nëpërmjet platformave të monitorimit për sigurinë kibernetike të ngritura për sistemet dhe infrastrukturat qeveritare. Sulmi ishte kompleks dhe në shkallë të gjerë. Menjëherë, duke ndjekur protokollet e reagimit, u krye izolimi i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare për të garantuar mbrojtjen e të dhënave. Metodat mbi të cilat sulmi është kryer ishte i ngjashëm me një sërë sulmesh kibernetike në domain-et qeveritare dhe private të kohëve të fundit, si në Ukrainë, Gjermani, Lituani, Maltë, Holandë, Belgjikë dhe vende të tjera të rajonit. Fatmirësisht detektimi dhe përgjigja e shpejtë ndaj këtyre sulmeve bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura. 

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë u komentua edhe në Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Europian Joseph Borrell tha se "Ju i përballët pak ditë më parë me një sulm kibernetik. Kjo ka ndodhur në shumë vende aleate", duke lënë të nënkuptohet se sulmi mund të ketë ardhur nga Rusia.